in

Ndërmjetësimi i detyrueshëm, rrugëzgjidhja për drejtësinë civile

Në Itali ka 5 milionë e gjysmë kauza civile të hapura, dhe çdo proces zgjat mesatarisht 12 vjet. Ndërmjetësim i detyrueshëm duhet të zhbllokojë paralizën e drejtësisë civile italiane.

Nga 21 marsi, për shumë padi mes qytetarëve apo qytetarëve dhe ndërmarrjeve, përpara se të shkojnë në gjykatë, të interesuarit duhet t’i drejtohen një ndërmjetësuesi, një profesionist i njohur nga ministria e Drejtësisë. Ndërmjetësuesi përpiqet të gjejë një marrëveshje mes palëve dhe vetëm nëse nuk ia arrin, këta mund të ngrenë një kauzë gjyqësore.

Ndërmjetësimi është tashmë i detyrueshëm për padi që kanë të bëjnë me pronësinë, qiranë, trashëgiminë, përgjegjësinë e mjekëve, kontratat me bankat dhe shoqëritë e sigurimeve. Pas një viti, ndërmjetësimi do të provohet edhe për grindjet për bashkëpronësinë në pallat dhe për dëmshpërblimet në raste aksidentesh rrugore.

Protestojnë avokatët, sipas të cilëve  marrëveshjet nuk mbrojnë të drejtat e parashikuara me ligj, por edhe sepse, me më pak kauza, do të humbasin klientë. Sipas qeverisë, me “ndërmjetësimin e detyrueshëm” qytetarët do të kursejnë dhe drejtësia civile do të bëhet më efikase dhe më e shpejtë. Situata është e rëndë: në Itali ka 5 milionë e gjysmë kauza të hapura, dhe çdo proces zgjat mesatarisht 12 vjet.

Flukset për sezonalët: ja kuotat sipas provincave

Lejeqëndrim me pikë për legistët