in

Romë 2011: “Ndalohet hyrja për kafshët dhe imigrantët”

Romë, 9 prill 2011 – “Ndalohet hyrja për kafshët dhe imigrantët”. Është kjo tabela e vendosur në derën e një bari në lagjen Montesacro. Nëse ndokush nuk e ka vënë re ose e ka injoruar tabelën, ajo ka indinjuar marokenin Abdul Bouja i cili ishte futur në lokal për të blerë cigare dhe për të pirë një kafe. Pa blerë asgjë, ai fillimisht e ka fotografuar tabelën me celularin e tij. Më pas i ka kërkuar shpjegime baristit, i cili i ka thwnë se vendimi për vendosjen e tabelës është marrë nga pronari i lokalit i cili kishte patur probleme me të huaj që shpesh pinin, deheshin dhe ziheshin në bar.

Pa humbur kohë marokeni ka thirrur një avokat duke i dhënë menjëherë mandat për të hapur çështje legale kundër pronarit të lokalit. Sipas avokatit “ky është një akt tepër diskriminues në vetvete dhe për të gjithë të huaj që kanë një lejeqëndrimi të rregullt e që me punën e tyre kontribuojnë në rritjen e pasurisë kombëtare”

Dario Nanni, këshilltar në Komunën e Romës dhe zëvendës kryetar i Komisionit për Sigurinë ka i ka kërkuar kryebashkiakut Alemanno dhe drejtuesve te sektorëve përkatës që të ndërhyjnë menjëherë.  “Nëse ç’kanë rrëfyer mediat, lidhur me një tabelë të turpshme të vendosur në një bar në Montesacro-shkruan këshilltari në një notë-përkon me të vërtetën, ky do të ishte një episod i rëndë dhe i paprecedent në qytetin tonë. Heqja e liçencës pronarit të një dyqani që me sa duket nuk meriton të radhitet bashkë më mijëra tregtarët e ndershëm dhe korrektë romanë, është minimumi që Komuna e Romës mund të bëjë” përfundon nota.

Arrestohet në Firencë një shqiptar i dënuar për vrasje në Shqipëri

Edhe Ambasada pret pasaportat