Të shtunën 16.04.2011 dhe të dielën 17.04.2011, shkolla shqipe“ Scanderbeg” e organizuar nga shoqata me të njëjtin e emër të Parmës organizon një veprimtari gjatë të cilës do të celebrohet i pari binjakëzim mes dy shkollave të gjuhës amtare shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Është fjala për binjakëzimin mes Scanderbeg të Parmës dhe shkollës shqipe në Ëorcester, ShBA.
Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm i shkëmbimit të eksperiencës, të programeve didaktike, por mbi të gjitha të ndërhyrjeve dhe lidhjeve mbi projektin afatgjatë të konsiderimit të këtyre shkollave jashtë atdheut me një mision shumë të rëndësishëm të mësimdhënies dhe të ruajtjes së gjuhës sonë.
Të shtunën do të ketë një orë mësimi të hapur gjatë të cilës në ambientet e shkollës “Scanderbeg” do të priten drejtoresha e shkollës shqipe në Ëorcester, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rezarta Reso dhe mësuesja Aurora Minga.
Scanderbeg ka organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, nxënësit dhe prindërit një pritje gjatë të cilës do të tregohen përvojat e shoqatës në organizimin e një jete të pasur të me veprimtari të komunitetit shqiptar në Parma, jo vetëm në aspektin gjuhësor, por edhe ato që kanë të bëjnë me kulturën, historinë e sportin.