in

Terrorizëm: një shqiptar dëbohet nga Italia

Romë, 1 maj 2011 – Ministri i Brendshëm Maroni ka nënshkruar dje dëbimin nga Italia të shqiptarit Sokol Hakani “për motive sigurie dhe parandalim të terrorizmit”.

Sipas një komunikate të ministrisë së Brendshme italiane “nga hetimet ka dalë në dritë që shqiptari, edhe pse qëndrues në Itali prej 10 gusshtit 2002, ka qenë në kontakt me eksponentë islamikë radikalë në botë dhe ka frekuentuar intensivisht ëeb-site jihadiste që tregojnë procedurat për përgatitjen e bombave, sepse kishte për qëllim të shkonte në zonat e luftës për të luftuar krah muxhahedinëve dhe të vinte në jetë praktikat dhe teknikat që kish mësuar gjatë periudhave të stërvitjes në kampe të posaçme paramilitare”.

Riatdhesimi i Hakanit është bërë dje me një fluturim Bolonjë-Tiranë.

Romë: mbi një milion pelegrinë për lumnimin e papës Gjon Pali II

Brindisi, marzo 1991

Mos kini frikë – Grand Hotel Albania / 5