in

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Më 10 maj deklarata paraprake mbi zgjedhjet

Vëzhguesit ndërkombëtarë të caktuar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), si dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, do të prezantojnë deklaratën e tyre paraprake për zgjedhjet vendore të 8 majit, në një konferencë për shtyp, ditën e martë, më 10 maj, pas nisjes së numërimit të votave.

Përmes një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocová, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. 

Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër. Delegacioni i Kongresit përbehet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve.

Politikanët votojnë dhe deklarojnë

KQZ: Deri në 16.00 kanë votuar 35% e zgjedhësve