Mbi 80 delegacione të nivelit të lartë, krerë shtetesh e qeverish, për të festuar festën e Republikës në këtë 150 vjetor të Bashkimit të Italisë
Romë 29 maj 2011 – Më shumë se 80 delegacione të huaja do të vijnë në Romë më 2 qershor me rastin e festës kombëtare të Republikës italiane dhe të 150-vjetorit të bashkimit italian që po festohet këtë vit.
Nga ShHBA-ja dhe Kina do të vijnë zëvendëspresidentët e tyre, Joe Biden dhe Xi Jin Ping, nga Rusia dhe Turqia presidentët e tyre Dmitri Medvedev dhe Abdullah Gül.
Mes vendet europiane, Gjermania do të përfaqësohet nga presidenti i saj, Christian Ëulff si dhe Austria me Heinz Fischer dhe Spanja do të dërgojë mbretin, Juan Carlos.
Vendet e Lindjes dhe të Ballkanit do të nisin një kontigjent të lartë për të përfaqësuar Evropën e re. Presidenti serb, Boris Tadic, i cili ka fituar sukses me arrestimin pas 16 vjetësh të ish-ushtarakut serbo-boshnjak Ratko Mladic, do të jetë i pranishëm. Atifete Jahjaga, presidentja e re e Kosovës do të jetë gjithashtu mes të pranishmëve. Ndersa Shqiperia do te perfaqesohet nga presidenti Bamir Topi.
Pjesëmarrje e lartë do të ketë dhe nga bregu jugor i Mesdheut dhe Lindja e Mesme si presidenti izraelit, Shimon Peres, presidenti palestinez, Mahmud Abbas si dhe presidenti afgan Hamid Karzai, të cilët do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.
Organizata të mëdha ndërkombëtare do të përfaqësohen me nivelin më të lartë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, presidentin e këshillit evropian, Herman Van Rompuy, drejtorin e përgjithshëm të FAO-s, Jacques Diuf, por gjithashtu edhe Bashkimi Afrikan me Jean Ping dhe sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amr Moussa.
Programi i festimeve zyrtare parashikon nga ora 10.00-12.30 paradën ushtarake, ndërsa psadite në orën 18.00 një koncert në pallatin presidencial Quirinale, pas të cilit presidenti i Republikës Giorgio Napolitano do të japë një darkë në nder të krerëve të delegacioneve dhe bashkëshorteve të tyre.