in

Në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor

5 qershor 2011 – Akoma mbi zgjedhjet e 8 majit

Ambasadorët: “Vini interesin kombëtar mbi atë personal e partiak”
Deklaratë e përbashkët e ambasadorëve të OSBE-së, ShBA-së dhe BE-së

Kryetari i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Ëollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, me një deklarate të përbashkët i kanë kërkuar sot klasës politike shqiptare të pranojnë në mënyrë të qetë e tëpërmbajtur, duke vënë interesin kombëtar para atij vetjak, vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

“U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak”, thuhet në deklaratën e ndërkombëtarëve të pranishëm në Tiranë.  “Po aq e rëndësishme”, thuhet më tej në deklaratë, “është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar”. 

Në deklaratë, ambasadorët kanë pohuar sërish se do të ndjekin nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it.

Karta e qëndrimit. Ç’dokument duhet të kesh që të mos bësh testin e gjuhës

Essere un immigrato