in

Më 8 prill Ilir Zefi paraqet ‘PaintingJazz-In’ në Sallën Santa Rita në Romë

Një telajo e përmasave të mëdha që i lejon artistit të takojë publikun në kohë reale, duke vënë në dukje çastin krijues që çon në realizimin e një vepre arti. Një eksperiment i karakterizuar nga improvizimi që dëshiron të rikrijojë atmosferën e studios dhe procesin kreativ që e dallon artistin.

 

Kjo është ‘PaintingJazz-In’, performanca e Ilir Zefit në Sallën Santa Rita në Romë më 8 prill në orën 18,30. Zefi e fillon nga muzika për të realizuar, drejtpërdrejt në skenë, një pikturë të përmasave të mëdha duke ndarë me publikun në kohë reale, çastin krijues që çon në realizimin e një vepre arti.

ilir38.gif

Një ide që nuk bazohet mbi ndonjë projekt fillestar, por mbi improvizimin për të krijuar atmosferën e studios dhe procesin kreativ që karakterizon artistin.

Në performancë do të marrin pjesë, përveç Ilir Zefit, në kitarë dhe piano elektrik, Luca Nostro në kitarë dhe grupi muzikor milanez Calibro 35.

Ilir Zefi, erdhi nga Shqipëria për të bërë art në Romë e më pas u katapultua nga qyteti i përjetshëm në Nju Jorkun kozmopolit të përtej Atlantikut. Por Zefi është shumë më tepër se kaq. Ai mbart historinë e brezit të fund-regjimit në Shqipëri, atmosferën e vrullshme që indirekt krijonte nevojë për art, dhe etjen e pareshtur për art, por për të hyrë brenda artit, për ta jetuar atë, jo për ta këqyrur së largu, librave, muzeve, teorive statike. Pa kuptuar as vetë arti i tij që në vitet e hershme të formimit ka marrë palosje ekspresioniste, me penelata të akrobatizuara që nuk duan të përkufizojnë forma por të shprehin në mënyrë të tërthortë ndjenja, ndjesi, perceptime, gjendje shpirtërore, të shënojnë në një farë mënyre çdo dridhje njerëzore të brendshme ashtu siç lind, ashtu siç perceptohet.

 

Papa që erdhi nga të ftohtit

Për të udhëtuar në Europë mjafton viza