in

Fondi për të sapolindurit: kërkesat deri më 30 qershor

Ju ka lindur një fëmijë në vitin 2010? Ditët e fundit për të kërkuar deri në pesë mijë euro kredi me interes të ulët

Romë, 21 qershor 2010 – Nënat dhe  baballarët që janë bërë me fëmijë gjatë  vitit të kaluar, kanë kohë deri në 30 qershor për të kërkuar një kredi me kushte të favorshme falë garancive që ofron Fondi për të Porsalindurit. Ndërsa për fëmijët e lindur ose birësuar në vitin 2011, kërkesa mund të paraqitet deri në qershor të 2012.

Mund të kërkoni, për çdo lindje, deri në 5 mijë euro me norma interesi minimumi të  përgjysmuara në krahasim me kreditë mesatare personale. Një ulje e mundshme, sepse shteti është i gatshëm të paguajë deri në 50% të çdo shuma që mund të mos kthehet, dhe pra për bankat pjesëmarrëse në këtë nismë, rreziku është zvogëluar.

Për të gjetur informacion më të plotë, mjafton të hyni në faqen internet  www.fondonuovinati.it, ku shpjegohen në detaje rregullat dhe kushtet, si dhe lista e bankave e kushtet e ofruara për kredi. Është gjithashtu aktiv numri falas 803.164, ku mund të komunikohet në tetë gjuhë.

Filmi “Ballkan Pazar” shkakton debate mes kishës dhe artistëve

La Fame di Camilla, koncert në Romë