in

Patenta. Për faj të testit vetëm në italisht, shtohen të huajt që nuk e marrin

Pa përkthimet, provimi teorik i patentës është bërë më i vështirë për emigrantët. Vinti (Krahina e Umbrias): “Diskriminim. Rrezikohet që ndonjë të përdorë makinën pa pasur patentën”

Romë, 22 qershor 2011 – Nga janari pyetësori (quiz) për marrjen e patentës së makinës është bërë për të gjithë më i vështirë, por për të huajt akoma më shumë. Pyetësori i ri i provës teorike parashikon 40 pyetje me përgjigje të vetme (më parë ishin dhjetë pyetje me tre përgjigje secila), 30 të kushtuara argumenteve më të rëndësishme të sigurisë rrugore, 10 argumenteve dytësore. Për më tepër është vetëm në gjuhën italiane, dhe kjo është risia më penalizuese për emigrantët.

Më parë, provimi mund të bëhej edhe me tekste të përkthyera në gjuhët e huaja më të përhapura. Ky lehtësim është braktisur nga ministria e Transporteve, me justifikimin se përkthimet ishin shpesh të kushtueshme dhe jo gjithnjë të sakta.

Mbi këtë çështje flet edhe Stefano Vinti, aksesor krahinor i Umbrias për sigurinë rrugore. “Provimi duket se është gjithnjë e më i vështirë për shtetasit e huaj, veçanërisht për gratë. Nga janari është rritur numri i atyre që nuk e kalojnë. Problemi nuk duket i lidhur me ngasjen praktike të makinës, pengesën kryesore, shpesh të pakapërcyeshme, e përbën pyetësori”.

“Përkthimi i teksteve – nxjerr në dukje aksesori – ëhstë tashmë një praktikë e zakonshme në vendet e tjera dhe që ka për qëllim lehtësimin, në këndvështrimin e mundësive të barabarta dhe të mos-diskriminimit, e marrjes e patentës nga emigrantët që nuk zotërojnë shumë mirë italishten. Edhe këtë herë – thotë Vinti – duket se nuk është humbur rasti për të ndëshkuar të huajt”.

“Rreziku konkret – përfundon Vinti – është që për nevojë ata të përdorin makinën, edhe pa pasur patentën. A nuk do të ishte më me vend, më e thjeshtë e më pak e rrezikshme për të gjithë, t’u krijohen kushtet e përshtatshme të huajve për të marrë patentën?”.

EP

La Fame di Camilla, koncert në Romë

4 milionë emigrantë italianë. Napolitano: “Të mësojmë nga historia jonë”