Sektorët produktivë në të cilët kryhet puna rastësore plotësuese, dhe për rrjedhojë, ku puna e kryer mund të paguhet me bono pune janë këta të renditurit më poshtë
Sistemi i bonove (voucher) tani për tani përdoret për shërbimet e ofruara në këto sektorë pune:
– sipërmarrje të sektorit të bujqësisë: për të gjitha veprimtaritë me karakter stinor, dhe për veprimtaritë me karakter jostinor vetëm në rastet kur kryhen në favor të bujqve që kanë një xhiro biznesi që nuk kapërcen 7.000 eurot;
– sipërmarrje familjare: këto mund të përdorin bonot e punës për çdo lloj pune për të cilën aplikohet kontributi i zakonshëm i punës së varur. Në këtë rast puna rastësore duhet të kryhet nga persona që janë të huaj (në kuptimin jo familjarë) për punëdhënësin dhe sipërmarrjen familjare. Në të gjitha rastet e përdorimit të punës rastësore sipërmarrja familjare duhet të respektojë kufirin ekonomik të 10.000 eurove për një vit fiskal;
– sektori shtëpiak: punët shtëpiake të tipit rastësor kanë të bëjnë me ato punë që kryhen vetëm “me raste”, të vazhdimësi, dhe me ndërprerje për të përballuar nevoja familjare lidhur me kujdesin për familjarë dhe shtëpinë që nuk paraqesin karakterin e përditshmërisë.
Në këtë kuadër futen punë si mbajtja e fëmijëve apo të qenve.
– kopshtaria, pastrimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, rrugëve, parqeve dhe monumenteve;
– manifestimet sportive, kulturore, e bamirësisë, panairet, punë emergjence apo solidariteti (edhe në favor të enteve publike);
– dorëzimi derë më derë dhe shitjet në rrugë të shtypit të përditshëm dhe periodik;
– mësimi privat dhe suplementar;
– puna e kryer në shkollat e kalorësisë dhe në fermat e rritjes së kuajve;
– në të gjithë sektorët e tjerë produktivë, përfshirë entet lokale, por vetëm për këto kategori punonjësish:
1. të rinj me moshë nën 25 vjeç, të regjistruar në një cikël studimesh në një institut shkollor çfarëdo, në përputhje me angazhimet shkollore, të shtunën e të dielën në çdo periudhë të vitit, dhe gjatë periudhave të pushimeve;
2. të rinj nën 25 vjeç, të regjistruar rregullisht në një cikël studimesh pranë një universiteti, në çdo periudhë të vitit;
3. pensionistët;
4. përfituesit e shumave të kompensimit apo të mbështetjes së rrogës, në rrugë eksperimentale edhe për vitin 2010 dhe brenda kufirit të 3.000 eurove në vit.
– në çdo sektor tjetër produktiv, përjashtuar entet lokale, mund të kryejnë punë rastësore plotësuese punonjësit me kontratë pune për kohë të pjesshme (part-time), në rrugë eksperimentale për vitin 2010, për cilindo person përveç atij që është punëdhënësi i tyre parësor (me të cilin kanë firmosur kontratën e punës part-time).
Burimi: www.lavoro.gov.it
Lexo edhe: