in

Tragjedi në det. Mbytet 22-vjeçari shqiptar

Romë, 8 gusht 2011 – Në plazhin Tirrenia në Pisa u mbyt pasditen e të dielës një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Me sa dihet i riu 22-vjeçar pasi kishte luajtur me shokët dhe vëllanë, ishte futur në det nga ku nuk doli më. Kërkimet zgjatën rreth një orë dhe në to u angazhuan rojet detare të plazheve private përreth, mjetet e Kryqit të Kuq bregdetar dhe Rojet Bregdetare. Trupi i pajetë i të riut u gjen rreth 25 metra larg bregut, në një zonë të cekët. Qe e kotë edhe ndërhyrja e personelit mjekësor  që ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, nga janari deri në fund të korrikut 2011, në Itali janë mbytur 157 persona. Ndër ta 46% në det, 20% në lumenj, 15% në liqen dhe 11% në kanale.

Bari. Ceremoni për 20 vjetorin e zbarkimit të Vlorës

8 gusht 1991 – 8 gusht 2011. 20 vjetori i eksodit në mediat italiane