in

Aksident rrugor. Humb jetën 38 vjeçari Vlashi

Durim Vlashi humb kontrollin e makinës, përplaset me një rrap. Aksidenti të dielën në 3 të mëngjesit, në fshatin Villorba të Trevisos. Ndërron jetë teksa e çonin në spital

Treviso, 29 gusht 2011 – Shpejtësia e lartë, makina që del nga kontrolli dhe përplasja e fortë pas një rrapi. Kjo ka ndodhur pak a shumë në 3 të natës duke gdhirë e diel në lokalitetin Venturali të Villorbas në provincën e Trevisos, aksident në të cilin ka gjetur vdekjen shoferi, Durim Vlashi, një shqiptar 38 vjeç që jetonte në Treviso.

Sipas agjentëve të policisë rrugore që kanë shkuar në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit, Vlashi vinte nga Spresiano në drejtim të Trevisos. Ajo pjesë e rrugës është e drejtë dhe veçanërisht në atë orë të natës që nuk ka trafik, të fton t’ia shkelësh gazit. Vështirë të thuhet çfarë ka shkatuar aksidentin, ndoshta e ka zënë gjumi apo ka pasur ndonjë shqetësim të papritur shëndetësor, fakt është që për një çast makina i ka dalë nga kontrolli. Fiati Punto i Vlashit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga rrapet buzë saj. Në përplasje 38 vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në ambulancën që po e çonte në spital.

 

Europa në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e vatrave të zjarreve

Erjon Bogdani akoma pa klub