in

Durrësi i jep Pjatën e argjendtë Claudia Cardinales

Në natën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, aktorja italiane Claudia Cardinale është nderuar në Durrës me çmimin “Pjata e Argjendtë”,

Cardinale me kryebashkiakun e Durrësit, Daku
Tiranë 31 gusht 2011 – Mbrëmjen e 30 gushtit, në natën e tij të katërt, Festivali i Durrësit ka pasur një eveniment të veçantë. Cardinale ka zbritur në tapetin e kuq të festivalit mes duartrokitjeve të adhuruesve të saj të shumtë, ndërsa pak minuta më pas ka qenë protagoniste e një ceremonie të veçantë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Pas prezantimit të saj nga aktori Timo Flloko, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dorëzuar artistes italiane çmimin “Pjata e Argjendtë” e Durrësit duke e quajtur aktoren “figurë ikonë e aktrimit italian”.
Aktorja është takuar me adhurues, gazetarë dhe artistë shqiptarë të pranishëm në Festival. Ajo ka shprehur respekt për spektatorët e ngritur në këmbë që e kanë duartrokitur atë gjatë. “Nuk mendoja se kisha kaq shumë fansa në Shqipëri”, ka thënë Cardinale.

Më pas në ekran është projektuar filmin turk “Të jesh italian me zonjën Enrika” i regjisorit Ali Ilhan, në të cilin Cardinale interpreton një nga rolet kryesore.

Me drejtoreshën e festivalit, Anila Varfi
Claudia Cardinale është e ftuara e nderit në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Ajo ka mbërritur mbrëmjen e kaluar dhe të premten në mbrëmje do të prezantojë filmin premierë në vendin tonë “8 ½” (1960) të regjisorit Federico Fellini, me të cilin mbyllet ky edicion i festivalit.

Aktorja ikonë e kinemasë italiane ka lindur në Tunizi më 15 prill të vitit 1938 nga prindër me origjinë italiane. Ndër intepretimet e saj më të njohura mbeten ato me regjisorët e mëdhenj Visconti, Fellini, Bolognini, Comencini, dhe Damiani. Që nga viti 1959 ajo ka intepretuar në rreth 85 filma artistikë.

Ndizen dritat e Festivalit të Venecias

Veneto ndihmon familjet me shumë fëmijë. Por jo të emigrantëve