in

Manovra ekonomike. Lega fut duart në xhepat e imigrantëve

Taksë mbi dërgesat dhe 3 mijë euro për jokomunitarët që hapin dalin të punojnë më vete me partita IVA. Janë dy amendamentet anti-imigrantë të depozituara në Senat. Njëri duket i kotë, tjetri është hedhur poshtë disa herë

Romë, 31 gusht 2011 – Lega nuk heq dorë e provon sërish të fusë duart në xhepat e imigrantëve me dy amendamente në manovrën ekonomike në diskutim në Senat.

Amendamenti i parë, i përfolur edhe nga e përditshmja legiste Padania, dëshiron të tatojë edhe më shumë paratë që imigrantët dërgojnë në vendlindje. Teksti i paraqitur nga senatorët Vaccari dhe Garavaglia parashikon futjen e “një tatimi mbi transferimet e parave jashtë shtetit përmes instituteve bankare, agjencive “money transfer” dhe agjentëve të tjerë të sektorit financiar”. Tatimi duhet të jetë “2% e shumës që transferohet me çdo operacion, për një minimum të tatimit prej 3 eurosh”.

Por këtu bëhet një përjashtim i madh: “Përjashtohen transferimet e kryera nga subjektet me matrikullin INPS dhe kodin fiskal”. Më një fjalë, tatimi i ri nuk duhet të prekë punonjësit e rregullt, që detyrimisht janë që të gjithë të regjistruar në institutin e sigurimeve shoqërore dhe arrijnë të marrin kodin fiskal edhe më përpara se lejen e qëndrimit.

Praktikisht duket sikur amendamenti dëshiron të tatojë kursimet që dërgojnë në atdhe klandestinët, ndoshta edhe duke marrë parasysh që paratë e imigrantëve të rregullt janë të taksuar njëherë, njësoj si të ardhurat nga puna të italianëve.  Por Vaccari e Garavaglia arrijnë me vonesë, dhe vështirë se me propozimin e tyre do të mund të mbushin arkat e shtetit. Dy senatorëve duket se u ka shpëtuar që prej dy vjetësh klandestinët nuk mund të dërgojnë para (përmes kanaleve zyrtare, të paktën) në shtëpi e pikërisht për shkak të një tjetër legisti. Paketa e sigurisë e vitit 2009, krenaria e ministrit Maroni, detyron operatorët e “money transfer t’u kërkojnë klientëve të huaj lejen e qëndrimit.

Mes amendamenteve të Legës është edhe një tjetër me të cilin duan të detyrojnë imigrantët që duan të punojnë më vete të japin më shumë garanci se italianët.

Në veçanti, “në çastin e hapjes së partita IVA nga një shoqëri apo qytetar jokomunitar, për të garantuar pagesat e ardhshme të taksave dhe të kontributeve gjatë ushtrimit të aktivitetit, të depozitohet një fidejuksion bankar apo sigurimesh në favor të Agjencisë së të Ardhurave, një shumë prej të paktën 3 mijë eurosh”. Garancia, “do të kthehet kur aktiviteti të mbyllet dhe pasi të jenë kryer të gjitha derdhjet fiskale dhe të kontributeve nga shoqëria apo personi fizik i huaj”.

Kjo historia e fidejuksionit për aktivitetet private nuk është aspak e re. Lega  ka paraqitur edhe më parë, madje disa herë, propozime të tilla në parlament. Deri tani nuk i ka ecur, të shohim si do t’i shkojë këtë radhë.

Elvio Pasca

Lexo edhe: Sanatore e re për të huajt, tre miliardë euro në vit për Italinë

Veneto ndihmon familjet me shumë fëmijë. Por jo të emigrantëve

Studentët në Itali{br}Më 1 shtator provimi i italishtes