in

Festivali i Durrësit nderon me Gladiatorin e Artë regjisorin e madh Coppola

Dita e sotme e festivalit të Durrësit i është dedikuar regjisorit të madh, fituesit të disa çmimeve Oskar, Francis Ford Coppola. Regjisori Dhimitër Anagnosti i ka dorëzuar atij çmimin Gladiatori i Artë

Tiranë, 1 shtator 2011 – Regjisori hollivudian, Francis Ford Coppola ishte protagonist i mbrëmjes së sotme në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet në Durrës.
Presidenti i nderit të këtij festivali, regjisori Dhimitër Anagnosti, i dorëzoi regjisorit Coppola titullin e “Gladiatorit të Artë” në një ceremoni të zhvilluar në amfiteatrin antik të Durrësit, ku ishin të pranishëm mes të tjerësh një sërë autoritetesh të larta si kryeministri Sali Berisha, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, aktorja italiane Claudia Cardinale si dhe përfaqësues nga trupat e ndryshëm diplomatikë në Shqipëri.

Dhimitër Anagnosti tha se, “në morinë e madhe të çmimeve që ka marrë në karrierën e tij “Gladiatori i Artë” do ti kujtojë gjithnjë kolegut të shquar amerikan Shqipërinë”.
Duke marrë çmimin, regjisori Coppola, që ndodhej në ceremoni me bashkëshorten Eleonorë, pasi falenderoi për pjesëmarrjen e nivelit të lartë dhe çmimin tha se ndihet mirë në këtë mbrëmje i rrethuar nga miqtë. Për filmin e tij Tetro që u shfaq pas dhënies së çmimit ai shpjegoi “është një histori personale, e imja dhe vëllait tim”.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu në fjalën e tij tha se “regjisori Francis Ford Coppola ka vendosur standarde të reja në kinematografinë botërore dhe se çmimi që po i akordohet në Shqipëri do të marrë një vlerë të veçantë për të”.

Në mbrëmjen e sotme u prezantua filmi “Tetro”, prodhim i vitit 2009, shkruar, drejtuar dhe prodhuar prej Coppolës. Filmi që zgjat 127 minuta është xhiruar në Amerikë, Argjentinë e Spanjë dhe rrëfen historinë e dy vëllezërve, të cilët takohen vonë. Filmit “Tetro” i parapriu një tjetër film i regjisorit të madh, “Rini pa rini”, prodhim i vitit 2007, i cili u shfaq në orën 18.00. 

Regjisori hollivudian mbërriti të mërkurën për herë të parë në vendin tonë. Mbrëmjen e djeshme ai zhvilloi takime me kineastë, intelektualë, aktorë dhe artistë të qytetit bregdetar në bashkinë e Durrësit.

http://www.youtube.com/watch?v=qJr92K_hKl0

Sportisti Massimo Voltolina kapërcen Adriatikun me not

Futboll. Në pritje të ndeshjes Shqipëri-Francë