in

Siguria: Mendimi i Vetëm i mediave mbi imigracionin

Ndërsa në Europë ngjarjet e Libisë trajtohen si episode lufte, në Itali trajtohen në aspektin e imigracionit, apo më mirë të “pushtimit”

Romë, 12 shtator 2011 – Të dhënat e fundit të Observatorit Europian mbi Sigurinë (përgatitur nga Demos, Observatori i Pavias dhe nga Fondacioni Unipolis) flasin qartë: në emisionet e lajmeve të kanaleve publike në prime time të disa vendeve të rëndësishme evropiane – Itali, Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani e Madhe), gjatë katër muajve të parë të vitit 2011, lajmet lidhur me imigracionin kanë zënë vetëm 3,2% të të gjitha lajmeve të transmetuara.

Në Itali, në Tg1, mesatarja është më e lartë, 13,9%. Pak a shumë kjo përqindje ruhet edhe në emisionet e lajmeve të kanaleve të tjera italiane, private e shtetërore (Tg2, Tg3, Tg4, Tg5, Studio Aperto, La7).

Por ndërsa në Europë, ngjarjet e muajve të fundit si revolucionet në vendet e Afrikës së Veriut, apo ndërhyrja në Libi janë trajtuar si episode lufte, në Itali edhe lajmet mbi këto ngjarje janë përqendruar në aspektin e imigracionit, apo të “pushtimit”. Argument i parë dhe kryesor i përdorur nga Lega për të  mbështetur kundërshtimin e saj ndaj ndërhyrjes në Libi.

Megjithatë, me gjithë zbarkimet dhe luftërat në bregun tjetër të Mesdheut, hendeku mes agjendës së medieve dhe shqetësimeve të qytetarëve mbetet tejet i thellë.

Çfarë shqetëson qytetarët e ku rrahin më fort mediat

Sipas të dhënave të Observatorit mbi Sigurinë, “Imigracioni konsiderohet si shqetësim parësor vetëm nga 6% e italianëve”. Problemet e qytetarëve duket  se janë të tjera. Sipas studimit, qytetarët janë të shqetësuar kryesisht për tema që lidhen me ekonominë, punësimin dhe koston e jetesës (55%). Kështu përqendrimi i vëmendjes së mediave mbi imigracionin, duket se shkon në kah të kundërt me shqetësimet e qytetarëve.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kriminalitetin, që  mbetet në qendër të lajmeve në televizion (55% e lajmeve mbrëmjes, prime time), ndërkohë që preokupon një kuotë shumë më të reduktuar të popullsisë (10%).

Sipas Ilvo Diamantit, kryetar i Demos “është fjala për konfirmim të “ndërtimit” politik dhe mediatik të pasigurisë, që sjell mëshimin e “frikës ndaj të tjerëve” dhe pakësimin e paqartësive për arsye ekonomike dhe të (pa)punësimit”.

Shkarko studimin e plotë të Observatorit Europian mbi Sigurinë

Lexo shkrimin e plotë të Ilvo Diamantit: Imigrantët, protagonistët e rinj të kinemasë italiane

Neonazistët Blood & Honour marshojnë në Romë

Arrestohen në Shqipëri 15 persona të kërkuar në Itali