in

Dyvjeçari bie nga dritarja. Fraktura në kokë por nuk rrezikon jetën

Fëmija e një çifti shqiptar në Udine ka rënë nga dritarja e katit të parë gjë që i ka shkaktuar fraktura në kokë, shembje në bark dhe në këmbë, por fatmirësisht nuk rrezikon jetën

Romë, 19 shtator 2011 – Ka kaluar padyshim një të diel të tmerrshme një çifti shqiptar në Soleschiano të Udines, djali dyvjeçar i të cilit ka rënë nga dritarja e katit të parë (të dytë për ne shqiptarët që katin përdhes e konsiderojmë të parë).  

Lajmin e kanë dhënë sot karabinierët që shkuan në banesën e familjes shqiptare pak pasi djali i tyre E.H. kishte rënë nga dritarja, plot 3 metra e gjysmë lartësi. Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Palmanovas e më pas në spitalin e Udines. Fatmirësisht djali është gjallë e nuk rrezikon jetën. Mjekët i kanë konstatuar fraktura në kokë, dërrmim në bark dhe në kofshën e djathtë, të shërueshme në 20 ditë.

Sipas verifikimeve të para duket se rënia e djalit nga dritarja ka qenë aksidentale.

Ongini: “Me nxënës nga e gjithë bota, Italia ka vetëm përfitim”

Tarantini. Vajza Berluskonit, për të siguruar një tender edhe për gazsjellësin në Shqipëri