in

Refuzon të martohet: paditet nga nëna e të fejuarës për përdhunim të vajzës

E përditshmja “Il Gazzettino” ka botuar një shkrim mbi një çift të rinjsh shqiptarë që si në një film absurd, kanë përfunduar në gjyq. Dy familje shqiptare janë përballur pas lidhjes së dashurisë mes fëmijëve të tyre dhe djali njëzet vjeçar i njërës ndodhet tani i akuzuar për dhunë seksuale.

Me sa dihet dy të rinjtë kishin një marrëdhënie, që deri sa në mes nuk ishin futur familjet, ishte si shumë të tjera, e qetë dhe pa probleme. Por prindërit e vajzës, ende e mitur, vendosën që dy të rinjtë të formalizonin lidhjen e tyre. Pa pritur gjatë e pa pranuar lëkundjet e djalit, ende 20 vjeçar dhe i pavendosur për të bërë një hap kaq të rëndësishëm. Brenda pak kohësh nëna e vajzës ka ngritur padi kundër të riut për dhunë seksuale.

Seanca e parë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas dëgjimit të disa dëshmitarëve dhe debatimit të trupit gjykues, u vendos që seanca e ardhshme të zhvillohet më 14 mars.

Në gazetë dy familjet shqiptare krahasohen me Monteket e Kapuletët e tragjedisë shekspiriane Rome o Xhulieta dhe si arsye e këtij gjesti përmenden traditat shqiptare, që “kur bëhet fjalë për lidhje dashurie, janë shumë larg atyre të shoqërisë italiane”. Në versionin on line komentet e disa lexuesve janë nga më të ndryshmit. Përveç atyre që shprehin hapur racizmin e tyre, ka nga ata që vënë dë dukje se ky fenomen nuk ka të bëjë thjesht me kulturën shqiptare, disa kujtojnë “martesat riparuese” dhe “vrasjet për nder” në Itali. Siç shkruan një lexues me nofkën Cobra1 “nuk ka nevojë të jesh shqiptar që të ndodhë kjo”.

Braktiset në spital i plagosuri në punë

Çelet në Shqipëri Festivali i Filmit për të drejtat e njeriut