in

Sa kohë duhet kaluar në Shqipëri nga një udhëtim Schengen në tjetrin për turizëm?

Kur një person vjen nga Shqipëria me pasaportë biometrike mund të rrijë këtu 3 muaj. Kur kthehet në Shqipëri a ka ndonjë kufizim kohor? Sa duhet të qëndrojë atje para se të vijë prapë në Itali? Antoni

Sipas rregullave që disiplinojnë liberalizimin e vizave, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Schengen maksimumi 90 ditë, që nga dita e hyrjes, gjatë një periudhe kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Llogaritja e periudhës 90-ditore dhe gjashtë-mujore fillon që nga çasti kur personi hyn për herë të parë në këtë zonë.

Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Schengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon në datën 1 korrik. Kështu nga 1 janari deri më 30 qershor, ju mund të qëndroni në një shtet  apo në disa shtete të zonës Schengen për maksimumi 90 ditë. Nga 1 korriku mund të nisni sërish udhëtimet duke pasur parasysh të bëni gjithnjë të njëjtat llogari.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Schengen, është përgjegjësia juaj të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore.

Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre, shuma e ditëve që qëndroni në zonën Schengen, të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtëmujore (180 ditë) që nis nga udhëtimi i parë.

Një kompani shqiptare lundrimi mbulon linjën Durrës-Bari

Shqiptari i guximshëm që u prish planin hajdutëve të fqinjit…