in

Lëndohet rëndë Sajmir Ujkani, portieri i kombëtares shqiptare

Në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Novarën, kosovari Ujkani ka thyer katër dhëmbë, nofullën dhe hundën

Romë, 17 tetor 2011 – Tridhjetë-dyzet ditë do t’i duhen portierit të kombëtares shqiptare Saimir Ujkani për t’u shëruar pas dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë ndeshjes Bologna-Novara. Në minutën e 41-të të pjesës së parë të ndeshjes, futbollisti kosovar u përplas në ajër me shokun e tij të skuadrës Michel Morganella. Ujkani u nxorr me barrelë nga fusha e gjelbër mes duartrokitjeve të tifozëve dhe u dërgua menjëherë në spital pasi dëmtimet në fytyrë ishin shumë serioze.

Mjekët bënë të ditur se veç katër dhëmbëve, portieri ka thyer kockën e hundës dhe njërën nofull. Ka dhe çarje të thella në mollëz dhe në vetull. Përveç ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale, gjatë të cilave I janë vënë katër pllaka titaniumi, ai iu nënshtrua edhe një sërë vizitave të tjera për të shqyrtuar nëse ka pasur edhe dëmtime të brendshme.

Aksidenti ishte tronditës dhe shkaktoi shqetësim të madh mes stafit e tifozëve. Aq më shumë që telekamerat arritën të fiksojnë çastin e përplasjes, duke transmetuar drejtpërdrejt dhimbjen dhe dëmtimet e rënda të portierit.

Sajmir Ujkani luan i huazuar në skuadrën e Novarës nga 23 korriku i vitit 2009, kur klubi i Novarës dhe ai i Palermos shkëmbyen portierët. Me Palermon ai luante që prej 2007. Meqenëse ka marrë shtetësinë shqiptare, Ujkani vesh dhe fanellën e kombëtares shqiptare me të cilën ka luajtur 7 ndeshje.

http://www.youtube.com/watch?v=iWD2edhIqAM

Censimento{br}L’Italia dà i numeri

Censimento. Si contano anche gli immigrati che vivono nel Bel Paese