in

Idrizi: “Censusi është objektiv vetëm falë amendamenteve të PDIU-së”

PDIU, shoqata “Çamëria” dhe Klubi i Patriotëve të rinj vijuan turin “Ji krenar që je shqiptar” në qytetin e Fierit. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, një javë nga përfundimi i Censusit, u bën sërish thirrje shqiptarëve: “Deklarohuni krenarë se jeni shqiptarë. Shqiptari nuk e mohon identitetin e tij”

Tiranë, 17 tetor 2011 – Amendamentet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe përballja me qarqet që tentojnë të përfitojnë nga censusi i popullsisë në dëm të kombit shqiptar ishin në qendër të fjalës së kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në etapën fierake të turneut “Ji krenar që je shqiptar” të PDIU-së, shoqatës “Çamëria” dhe Klubit të Patriotëve të Rinj.

Nuk reshtet së foluri për dy pikat e debatuara të Censusit (fe dhe kombësi) as tani, kur kanë mbetur veç pesë ditë nga mbyllja e tij. Sipas Idrizit, “PDIU beson shumë se amendamentet  e saj dhe veprimi dhe mendimi i shumë intelektualëve, apo i organizatave të shoqërisë, do ta frenojë këtë aksion shkombëtarizues të fqinjëve që kryhet në mes të ditës për diell, kur Shqipëria nuk është më ajo e fillimshekullit XX. Ne do të frenojmë veprimin e atyre që duan ta shohin Shqipërinë të ndarë në shqiptarë, grekë, vllehë, maqedonas, romë, malazezë, myslimanë, katolikë, ortodoksë e bahai”. 

“Në këto kushte ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve: dilni e deklarohuni krenarë se jeni shqiptarë. Shqiptari nuk e mohon identitetin e tij. Shqiptari nuk e hedh poshtë origjinën dhe flamurin etij, për të cilën gjyshërit tanë kanë derdhur gjak. Kjo thirrje jona, ka karakter tërësisht ligjor, por dhe kombëtar. Çdo zgjidhje tjetër, krijon mundësi abuzimi. Deklarohuni shqiptar që përqindja e atyre që mund të vetëdeklarohen me kombësi tjetër, të mos rritet artificialisht. Sepse siç po e shohim, faktori destruktiv ndërkombëtar me mashat e veta në terrenin tonë po luan me disa skenare. Nëse të dhënat e procesit do rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin.  Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë”,  theksoi Idrizi. Sipas tij, “amendamentet e PDIU-së përcaktojnë se kushdo që do të vetëdeklarohet si grek në një kohë kur në regjistrin e gjendjes civile është shqiptar, do të penalizohet. INSTAT do të shënojë në statistikat e veta që personi në fjalë është shqiptar ndërsa personi që bën deklarime të rreme do të gjobitet”.

Ndërkaq, kur procesi i regjistrimit të popullatës dhe banesave pritet të mbyllet të premten e ardhshme, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo ka deklaruar të shtunën e shkuar që deri tani janë numëruar 70 % e banesave në të gjithë territorin. Por, ministri shtoi se nëse procesi nuk do të mbyllet në afatin e përcaktuar ligjërisht, atëherë edhe mund të marim vendimin e shtyrjes së afatit kohor përtej datës 21 tetor. 
 

Censimento. Si contano anche gli immigrati che vivono nel Bel Paese

Lavitola, Meta e Frattini