in

Aksident i rëndë në Bulqizë. Vdes një minator, plagosen 7 të tjerë

Bilanci i ngjarjes së rëndë në minierën e Bulqizës ku ka pasur një shpërthim të gazit në galeri është ende i përkohshëm. Nuk dihet numri i saktë i minatorëve që ndodheshin brenda atë çast

Pamje nga miniera e Bulqizes
Tiranë, 18 tetor 2011 –Minatori Naim Shyti, 39 vjeç  është gjetur i vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur paraditen e sotme si pasojë e shpërthimit të gazit metan në pusin nr. 2 në minierën e Bulqizës.  Bilanci mund të jetë i përkohshëm pasi ende nuk dihet numri i saktë i minatorëve që ndodheshin nën tokë në momentin e shpërthimit.
Shtatë të plagosurit janë çuar fillimisht në spitalin e Bulqizës, por duke parë gjendjen e tyre tejet të rëndë, ata janë dërguar më pas me helikopter në spitalin ushtarak në Tiranë. Disa prej tyre janë në rrezik për jetën.

Pusi ku ka ndodhur fatkeqësia është në administrimin e firmës austriake ACR, ndaj të cilës minatorët prej 2 muajsh janë hedhur në grevë e protesta me të cilat kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e rrogave.
Për shkaqet e shpërthimit nuk dihet ende asgjë.

Sekuestrohen këpucë me marka të falsifikuara që çoheshin në Durrës

Kërkesat për strehim të shqiptarëve alarmojnë Belgjikën