in

E drejta e votës dhe shtetësia. Edhe PD mbledh firma

Të shtunën e ardhshme, tenda në të gjithë Italinë për të mbështetur dy propozimet e ligjit me iniciativë popullore.  Udhëzuesi për një pjesëmarrje aktive në mbledhjen e firmave

Romë, 19 tetor 2011 – Edhe Partia Demokratike mbështet fushatën “Italia jam edhe unë”, për të drejtën e votës imigrantëve dhe reformën e ligjit mbi shtetësinë. Pas firmave të eksponentëve  si Pierluigi Bersani dhe Livia Turco nën dy propozimet për ligj me iniciativë popullore, më 22 tetor dhe më 19 nëntor do të hyjnë në lojë edhe militantët e partisë, duke ngritur tenda për mbledhjen e firmave në mbarë Italisë.

Zhvillimi i një Vendi varet nga kapitali i tij njerëzor. Italia e ditëve tona ka ndryshuar. Janë më shumë se 4,5 milionë të huaj rezidentët në Itali, dhe vetëm në vitin 2010 rreth 80 mijë fëmijët e lindur nga prindër të huaj rezidentë në Itali. Është pikërisht për të gjithë ata që angazhohemi me qëllim që dy propozimet për ligj të marrin 50 mijë firmat e nevojshme për t’ia dorëzuar parlamentit” thotë Marco Pacciotti, koordinator i Forumit të Imigracionit të PD-së.

“Duam të realizojmë – shton eksponenti – një ide të ndryshme shoqërie, diametralisht të kundërt me atë që ka qeveria aktuale.  Ne besojmë në njohjen e të drejtave, si e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike apo ajo e qytetarisë, si bazë themelore për ata që duan të jetojnë në një vend të civilizuar e gjithëpërfshirës e ku asnjë nuk lihet pas”.

Harta e detajuar e tendave të PD-së do të vihet në dispozicion ditët e ardhshme në www.litaliasonoanchio.it. Ndërsa kush dëshiron të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbledhjen e firmave, ja një vademekum që shpjegon të gjitha hapat që duhen hedhur.

Fotografia e gazetares Irida Cami përgënjeshtron ministrin Frattini

KiE për zgjedhjet e 8 majit: “Nevojitet bashkëpunim mes partive”