in

Meta për Lavitolan: “Nuk e mbaj mend atë person”

La Repubblica i ka marrë dje pasdite një intervistë Ilir Metës, pas përhapjes edhe në Itali të fotografisë që e tregon bashkë me Frattinin e Lavitolan në ambientet e ministrisë së Jashtme italiane. Disi “i bezdisur” (sipas gazetarit Mastrogiacomo që e ka intervistuar, Meta thotë se nuk e njeh Lavitolan dhe se nëse ka qenë atje “dikush e ka autorizuar” dhe se nuk dëshiron të futet “në historirë që nuk kanë të bëjnë me të”.

Pyetjes së gazetarit nëse e e ka parë fotografinë, Meta i përgjigjet: “Mbaj mend takimin por jo se kush ishte me ministrin Frattini”. Ndërsa pyetjes pse dëshironte ta takonte Lavitola: “Po të më duhej të kujtoja motivet pse dhjetëra persona, shpesh sipërmarrës duan të takojnë një ministër nok do t’ia dilja të bëja punën që më ngarkohet nga qeveria”. Po a nuk i dukej Metës e pazakontë që një person i huaj të gjendej në takim? Kryetari i LSI-së ia pret shkurt: “Nuk dua të hyj në polemikat tuaja (italiane). Është diçka që ka të bëjë me Vendin tuaj dhe me këtë moment të veçantë. Jua përsëris: më vjen keq por nuk di ç’t’ju them”. (shtyp ne foton ne krah per ta lexuar intervisten e Ilir Metes)

Por telefonata e përgjuar, e botuar sot nga La Repubblica përgënjeshtron Metën: ai një ditë më parë kishte folur me Lavitolan, ndaj edhe ky i fundit nuk mund të jetë kaq i panjohur për ish zëvendës kryeministrin shqiptar.

Lexo edhe:

Lavitola Metës: “Takohemi nesër në Farnesina”

Meta përgënjeshtron veten

Përmbytet Roma. Qyteti në kaos

Meta përgënjeshtron veten