E parashikon një nen e bocës së dekretit të zhvillimit që do të modifikojë Tekstin unik mbi Imigracionin. Mund t’i japë, njëherë e përgjithnjë, vlerë kuponit postar të paraqitjes së kërkesës
Romë, 20 tetor 2011 – Kush ka në xhep kuponin e kërkesës për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit është imigrant i rregullt, me të gjitha të drejtat.
E shpjegoi njëherë në vitin 2006 një direktivë e ministrit të Brendshëm të asokohe Giuliano Amato, por shpejt mund ta përcaktojë ligjërisht njëherë e mirë edhe Teksti Unik për imigracionin. Një mënyrë për t’i hequr çdo dyshim edhe ndonjë zyre “të pavëmendshme” të administratës publike, por edhe shumë punëdhënësve që, kur u tregon të ashtuquajturin “cedolino”, shpesh nuk dinë si të veprojnë.
Risia gjendet në bocës e Dekretit të Ligjit mbi Zhvillimin me të cilin po merret qeveria. Thotë që punonjësi i huaj “në pritje të lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit” mund “të qëndrojë me drejtë të ligjshme në Itali dhe të punojë”, “deri në një komunikim të mundshëm të Autoriteteve të Sigurisë Publike, që duhet t’i komunikohet zyrtarisht punëdhënësit, me shënimin e pranisë së motiveve penguese për lëshimin e lejes apo për përtëritjen”.
Për të përfituar nga kjo mundësi, punonjësi duhet të ketë kërkuar lejen e parë të qëndrimit kur ka nënshkruar kontratën e qëndrimit apo të ketë paraqitur kërkesë për përtëritjen brenda gjashtëdhjetë ditëve nga skadimi i dokumentit. Natyrisht, për ta treguar, duhet të ketë me vete kuponin me datë, pra të famshmin “cedolino”.
Është fjala akoma për një bocë, që sidoqoftë mund të modifikohet apo të zhduket krejtësisht nga dekreti. Për të mësuar më shumë nuk mbetet veçse të pritet miratimi përfundimtar i të shumëpriturit Derket për Zhvillimin.
Elvio Pasca