in

I heqin gabimisht veshkën e vetme të shëndetshme

Shqiptarit të ardhur në Itali për probleme shëndetësore, duhet t’i hiqnin shpëretkën e sëmurë, por bashkë me të i heqin edhe veshkën e vetme që i funksionon duke e detyruar kështu të kalojë gjithë jetën me dializë

Romë, 22 tetor 2011 – Një rast të rëndë keqfunsionimi të shëndetësisë  italiane në dëm të një 45 vjeçari shqiptar, denoncon sot e përditshmja “Secolo XIX”. Sipas një artikulli të saj, shqiptarit me çiste në shpëretkë i hiqet e vetmja veshkë e shëndetshme duke e dënuar kështu të kalojë gjithë jetën e tij në dializë nëse nuk i jepet mundësia e transplantimit.

Ndodhia është e të mërkurës së shkuar dhe ka ngjarë në Savona në një nga sallat e ndërhyejeve kirurgjikale të  spitalit San Paolo por e përdorur nga një ekip kirurgësh të spitalit Cairo Montenotte të drejtuar nga doktori Andrea Piccardo.

45 vjeçari shqiptar që në Shqipëri punon në sektorin e ndërtimeve, ka ardhur pranë familjarëve të tij që prej vitesh jetojnë në Savona, pikërisht për t’u kuruar nga çistet në shpëretkë. Duket se gjatë operacionit, mjekët kanë parë të arsyeshme që përveç shpëretkës t’i heqin edhe një pjesë të pankreasit dhe pikërisht veshkën e majtë, duke e lënë kështu shqiptarin vetëm me veshkën e djathtë, prej vitesh e atrofizuar.

Është vështirë të thuhet nëse ishte vërtet e domosdoshme heqja e veshkës së majtë apo nëse mjekët që kanë kryer operacionin kanë gabuar apo nuk kanë vlerësuar faktin që pacienti praktikisht kishte vetëm atë veshkë funksionuese. Ky është edhe dyshimi i familjarëve të shqiptarit që kanë kërkuar sqarime në drejtori të spitalit por që mendojnë edhe të ngrenë padi pranë autoriteteve gjyqësore.

Shefi i repartit të kirurgjisë të spitalit San Paolo nuk mban asnjë përgjegjësi mbi vete e mjekët e tij: “Me vendim të Krahinës, shtretërit ku është edhe pacienti shqiptar janë në dispozicion të ekipit mjekësor të Cairo Montenotte-s për të bërë ndërhyrjet kirurgjikale më të ndërlikuara” por Silvia Carozzi, mjeke e parë e repartit të nefrologjisë thotë “një kirurg i mirë duhet të njohë edhe kufizimet e mundësive të veta”. Ndërsa mjeku kirurg që kreu operacionin, Andrea Piccardo ia pret shkurt: “bëra një ndërhyrje kirurgjikale pasi mora mendimin e urologëve, që doli me sukses”.

Kërkohej në Shqipëri, arrestohet në Iseo

Addio a Saranga, che vale più di Gheddafi