E kërkojnë eksponentë të CDU-së dhe të CSU-së. Qeveria thotë jo: “Ideja nuk dëshmon inteligjencë të veçantë”
“Jam në favor të testit të inteligjencës për emigrantët. Duhen përcaktuar kritere për emigracionin që të mund të jenë vërtet të dobishëm për shtetin tonë:përveç një shkollimi të mirë dhe një formimi të përshtatshëm profesional, një tjetër kriter bazë duhet të jetë edhe inteligjenca”.
Ky është propozimi shokues i lëshuar në fund të qershorit të përditshmen Bild nga Peter Trapp, përgjegjësi berlinez i politikës së brendshme të partisë Bashkimi Kristian-Demokrat, CDU, e njëjta parti e kryeministres gjermane Angela Merkel.
Është i të njëjtës ide edhe kryetari i grupit në parlamentin europian i partisë bavareze Bashkimi Kristian Social, CSU, Markus Ferber, sipas të cilit “Kanadaja ka shkuar shumë më tej, duke pretenduar nga bijtë e emigrantëve një koeficient intelektuar më të lartë se për shtetasit e vet. Kriteret humanitare për bashkimin familjar nuk mund të mbeten i vetmi motiv i vlefshëm për emigracionin në Gjermani”.
Arrin kështu kulmin një debat i nisur ditët e mëparshme pas deklaratave mbresëlënëse të socialdemokratit Thilo Sarrazin, anëtar i këshillit drejtues të Bankës gjermane, sipas të cilit gjermanët “po bëhen mesatarisht më budallenj” për shkak të ardhjes së emigrantëve nga “Turkia, Lindja e Messme dhe e Largët dhe nga Afrika”. Sarrazin denonconte “një rritje të grupeve të popullsive me nivele të ndryshme inteligjence”, dhunti që sipas tij është e trashëgueshme në masën 80%.
Qeveria Merkel menjëherë ka mbajtur qëndrim ndaj këtyre deklaratave. Zëdhënësi Christopf Steegmans ka hedhur poshtë pa mëdyshje hipotezën e një testi integligjence për të huajt, duke shtuar që ideja “nuk dëshmon inteligjencë të veçantë”. “Të marrësh për të mirëqenë që emigrantët janë budallenj – ka shtuar Steegmans – është padyshim diskriminim”.