Ishte arrestuar në Brescia për mosrespektim të një urdhri dëbimi. Ndihet keq në qeli dhe vdes. Sot, një video tregon se nuk iu dha ndihma e shpejtë
Romë, 9 nëntor 2011 – Saidou Gadiaga vdiq më 12 dhjetor të vitit të shkuar pas një krize astme ndërsa ishte i mbyllur në një qeli të kazermës Masotti, selia e komandës provinciale të karabinierëve të Brescias.
Ishte shtetas senegalez 37 vjeç, i arrestuar një ditë më parë sepse nuk kishte lejen e qëndrimit e nuk i ishte bindur një urdhri të vjetër dëbimi. Vepër penale, që ishte në kundërshtim me direktivën e BE-së mbi riatdhesimet e që u shfuqizua në pranverë me një sentencë të Gjykatës së Kasacionit. Mbi vdekjen e tij ishin hapur hetimet, por tani prokuroria ka kërkuar arkivimin e çështjes.
Një video e regjistruar e telecamera e mbikëqyrjes së kazermës dhe e botuar pjesërisht nga repubblica.it hedh dyshime mbi shpejtësinë e ndihmës ofruar të riut.
“Nga çasti ku shihen gishtat e Gadiagas të dalin nga dritaren e vogël të derës së qelisë (është ora 7.44, dhe senegalesi po kërkonte ndihmë prej disa minutash) deri në mbërritjen e karabinierit kanë kaluar 2 minuta e 35 sekonda. Gadiaga, më në fund jashtë qelisë, sghembe përdhe në orën 7.52: tetë minuta pasi është shfaqur në dritarëzën e derës së qelisë së tij. 120 sekonda të tjera e arrijnë mjekët e Ndihmës së Shpejtë” shkruan Paolo Berizzi.
Një qytetar bjellorus që ish mbyllur në qelinë në krah ka treguar se është zgjuar nga Gadiaga që i binte portës e kërkonte ndihmë me zërin të mbytur. Para se karabinierët të vinin, sipas bjellorusit, kanë kaluar edhe “15-20 minuta, gjatë të cilave senegalezi vazhdonte të kërkonte ndihmë e t’i binte derës”.
Kur vjen ndihma e shpejtë është shumë vonë. Autopsia konfirmon që Gadiaga ka vdekur për një “episod shumë të rëndë insuficience frymëmarrjeje të shfaqur në një person astmatik”, por edhe që “ishte klinikisht i vdekur kur mbërriti autoambulanca”.
E megjithatë, karabinierët i kanë dhënë prokurës dhe konsullatës senegaleze (që ka kërkuar sqarime mbi këtë çështje) një version tjetër të fakteve. Në relacionin e tyre, karabinierët thonë se Gadiaga vdiq në spital për një aneurizëm dhe e përjashtojnë mosdhënien e menjëhershme të ndihmës së parë. Përkundrazi, kanë dekoruar mareshalin që ka hapur derën e qelisë.
“Pse karabinierët pohojnë që Gadiaga vdiq në spital e jo në kazermë?” ngre pyetjen avokati Manlio Gobbi. “Kërkojmë hetime të reja, menjëherë”.
EP