in

Napolitano: “Imigrantët të rëndësishëm për Italinë në kapërcimin e krizës”

Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano: “Nevojitet reformë e shtetësisë, të miturit janë çështja kryesore. Imigracioni është i domosdoshëm për të përballuar borxhin publik”

Romë, 15 nëntor 2011 – “Duhet reflektuar mbi një reformë të mundshme e mundësive dhe e kohës së dhënies së shtetësisë”. Është thirrja e përtërirë edhe sot e presidentit të Republikës Giorgio Napolitano, që ka takuar në Quirinale një grup qytetarësh të rinj.

“Në kuadrin e proceseve të të reformës së shtetësisë – ka theksuar presidenti – çështja që mbetet e hapur është ajo e të miturve, e të rinjve që nuk mund të jenë akoma tërësisht shtetas italianë. Por që janë në në jetën e tyre të përditshme, në ndjenja e në identitet”.

“U arrit – ka kujtuar Napolitano – një ndjeshmëri politike domethënëse dhe e përhapur në diskutimin në Dhomën e Deputetëve në janar të vitit 2010. Duhet pranuar si qytetarë italianë fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj”. Një temë ndaj të cilës “edhe italianët  duket të hapur”.

Sipas presidentit është e rëndësishme që qytetarët e rinj “dëshirojnë të jetojnë këtu e angazhohen të respektojnë gjuhën, vlerat kombëtare, detyrimet qytetare të vendit tonë”. “Edhe duke mbajtur një lidhje të fortë me vendlindjen, ata shprehin dëshirën të jenë italianë: nuk duhet të zhgënjejmë këtë besim të tyrin tek Italia”.

Napolitano ka folur edhe për rëndësinë e imigrantëve në këtë moment të vështirë krize që po kalon Italia. “Pa kontributin e tyre në ekonominë tonë, është më e vështirë të përballohet edhe barra e borxhit publik. Të mos kuptosh prurjet e dukurisë së imigracionit dhe kontributin e tyre të nevojshëm për vendin do të thotë të mos dish të shohësh realitetin”.

Të gjithë në rresht për censimentin

Karta e vlerave të qytetarisë dhe të integrimit