in

Shuhet pas disa orëve zjarri në Tiranë. Të shumta dëmet materiale

Zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni: “Situata është drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të 100 forcave të policisë dhe të zjarrfikësve”.

Tiranë, 21 nëntor 2011 – Situata e krijuar pasditen e sotme, me rënien e zjarrit në një magazinë lodrash, në të cilën gjendeshin edhe fishekzjarre, pranë shkollës Teknologjike në Tiranë, është drejt përmirësimit pas disa orëve nga shpërthimi. Aktualisht shërbimet zjarrfikëse, 10 makina zjarrfikëse, të Tiranës dhe Durrësit, autobotet që përdoren për larjen e Tiranës, 100 persosna të forcave të policisë dhe të ushtrisë si dhe autoritetet e emergjencës civile në Bashkinë e Tiranës kanë arritur të izolojnë flakët e zjarrit në magazinë dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tyre. 
I pranishëm në vendin e ngjarjes, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti tregoi angazhimin e Bashkisë në operacionin për vënien nën kontroll të situates. “Duke filluar,  që nga policia bashkiake, sektori i emergjencave civile, të gjithë u vunë në funksion të shuarjes së zjarrit. Edhe autobotet që përdoren për larjen e qytetit,  shkuan në shërbim të sektorit të zjrrëfikëseve”, tha Panariti, ndërsa theksoi se, “situata është drejt normalizimit”. 
Sipas tij, duke filluar nga dita e nesërme,  do të fillojë të bëhet vlerësimi i shkallës së dëmit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Panariti bëri me dije se, nga nesër grupe të posaçme të Bashkisë do të merren  me monitorimin e rreptë të tregjeve për praninë e lëndëve plasese,  të cilat nganjëherë bëhen burim situatash të tilla.   
Zjarri që ra në magazinën me lodra dhe fishekzjarre, dogji edhe 25 biznese dhe një shtëpi, dhe krijoi trafik në zonën përreth, trafik që aktualisht është normalizuar. 

Edhe zëvendës ministër i Brendshëm, Ferdinant Poni bëri të ditur bilancin e zjarrit gjigant sot në magazinën e fishekzjarrëve. “Përveç miliona lekëve dëm në magazinë, zjarri përpiu 25 dyqane me mall brenda dhe një banesë” tha  Poni që falënderoi tregtarët që ruajtën qetësinë në momentet kur grupi punonte për shuarjen e zjarrit.

Zëvendës ministri theksoi se situata sot ishte e jashtëzakonisht e rrezikshme. “Por, ministria, shërbimi zjarrfikës, minstria e mbrojtjes, prefektura, bashkia e Tiranës realizuan një operacion në kohë të shpejtë dhe mundën që zjarri i fuqishëm të lokalizohej pa kryer dëme të tjera” (akoma???).

Në vendgjarje mbërritën edhe 2 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës që pritet të nisin hetimet për shkaqet që kanë shkaktuar ndezjen e flakëve në magazinën e fishekzjarreve dhe lodrave.

Rreth 400 mijë imigrantë të parregullt janë ndaluar në kufijtë e BE-së në vitin 2010

I jep makinës me patentë shqiptare. Gjobë 5 mijë euro