in

Futboll. Më 7 shtator 2012 nis aventura shqiptare për botërorin Brazil 2014

Në Zvicër janë vendosur më 22 nëntor datat e ndeshjeve për ekipet Kombëtare  në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror Brazil 2014.

Siç dihej në Grupin Eliminator të kombëtares shqiptare për Zonën e Europës marrin pjesë, veç nesh edhe Norvegjia, Zvicra, Sllovenia, Qipro dhe Islanda.

Si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit, në takimin e hedhjes së shortit, ishte i pranishëm  Presidenti, Armand Duka, i shoqëruar nga dy ish futbollistët e Kombëtares sonë, Alban Bushi dhe Edvin Murati.

Shorti, që u tërhoq nga goleadori i njohur kuqezi Alban Bushi, prodhoi këtë kalendar:

VITI 2012
07.09.2012      Shqipëri – Qipro
11.09.2012      Zvicër – Shqipëri
12.10.2012      Shqipëri – Islandë
16.10.2012      Shqipëri – Slloveni
VITI 2013
22/23.03.2013      Norvegji – Shqipëri
07/08.06.2013      Shqipëri – Norvegji
06.09.2013           Slloveni – Shqipëri
10.09.2013           Islandë – Shqipëri
11.10.2013          Shqipëri – Zvicër
15.10.2013         Qipro – Shqipëri

Sondazhi i Corriere.it mbi shtetësinë. Votoni edhe ju

Massimo Gaiani, Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë