in

Vapa dhe lagështia mbërthejnë Italinë

Shumica e krahinave italiane vuan këtë javë të nxehtin e shoqëruar nga një nivel i lartë i lagështisë. Ndërsa disa krahina janë goditur nga erë e fortë shira dhe stuhia që kanë shkaktuar probleme për shëndetin dhe për lëvizshmërinë në akse të caktuara

7 korrik 2010 – Vazhdon zagushia në mbarë Italinë, hiq ndonjë zonë që ka reshje apo shtrëngata pasdite. Në pjesën më të madhe të krahinave po vendoset klimë e qëndrueshme dhe me diell, që bashkë me vlerat e larta të lagështisë në ajër krijon zagushi të padurueshme.

Mbrojtja civile kujton se ndër 27 qytetet e monitoruara nga sistemi italiane i mbikëqyrjes për parashikimin dhe parandalimin e efekteve të valës së vapës, sot në tre qytete, Bolzano, Perugia dhe Romë, parashikojnë një nivel alarmi 3, ndërsa në Genova 2.

Më hollësisht, në Bolzano, sot temperatura maksimale e perceptuar është 32 gradë dhe po kështu do të vazhdojë të jetë edhe për dy ditët në vazhdim. Në Genova temperatura është 35 gradë, qoftë sot kur niveli i alarmit është 2, po ashtu edhe nesër, kur niveli i alarmit do të ngrihet në 3.

Ndërsa në dy qytetet e tjera me nivel alarmi për të nxehtit është i shkallës 3, temperaturat e sotme arrijnë në 34 gradë në Perugia dhe 36 gradë në Romë.

Nëse në disa qytete temperaturat e larta ngrenë nivelin e alarmit për të nxehtin, në zona të tjera të vendit era e fortë dhe rrebeshet kanë shkaktuar dje probleme për popullsinë. Friuli Venezia Giulia, veçanërisht Udine dhe Trieste, dje pasdite ka pasur erë të fortë, shira dhe stuhi që kanë provokuar dëme dhe shqetësime për popullsinë dhe ndërhyrjet e zjarrfikësve kanë qenë të domosdoshme për të liruar rrugët nga degët apo pemët, dhe nga objekte të tjera të hedhura andej-këndej nga era. Skuadra të zjarrfikësve kanë qenë të domosdoshme edhe në Veneto ku një vorbull ajri ka shkulur pemë duke krijuar vështirësi për makinat. Po ashtu edhe në provincën e Brescias.

Probleme edhe në qarkullim përgjatë linjës hekurudhore Potenza-Metaponto, e bllokuar pranë stacionit të Salandrës, ku era ka hedhur në tokë shtyllat e linjës elektrike. Trenialia ka vënë në funksionim shërbimin zëvendësues me autobusë mes Potenzas dhe Tarantos.

 

Shqiptarët me pushkë italiane

E premtja e nxehtë e grevave