in

Sipërmarrësit shqiptarë në Pistoia, sukses i përbashkët

Mbi 300 sipërmarrës në konferencën “ItaliAlbania: 20 anni di imprese” kushtuar sipërmarrësve shqiptarë. Presidenti i Confartigiantit: “shqiptarëve t’u jepet vlerësimi që meritojnë jo vetëm për punë por edhe si persona”

Të shtunën me 3 dhjetor u zhvillua në Pistoia evenimenti i parë i dedikuar sipërmarrësve shqiptarë,“ItaliAlbania: 20 anni di imprese”. Pavarësisht të qenit të stërvitur nga mosbesimi ndaj të huajit dhe me pak lehtësime në punë, këta krahë të aftë të ekonomisë italiane kanë dëshmuar në vite një integrim social dhe ekonomik të plotë, i tillë për t’u çmuar, sipas qëllimit të nismës.  

Emocioni dhe ndrojtja fillestare e rreth 300 sipërmarrësve të pranishëm në Sala Maggiore të pallatin Komunal u shndërrua nënjëmoment domethënës për esternalizime shoqërore dhe mirënjohje dyanëshe për rezultatet e arritura.   

Sot janë plot 1.038 kompani nën drejtimin e pronarëve shqiptarënëprovincën e Pistoiës. Pjesa mëe tyre punon në sektorin e ndërtimit, po ashtu edhe nëbujqësi dhe fidanishte, ku prodhohen pemët zbukuruese edhe për Buckingham Palace, sektor për të cilin Pistoia është tashmë eksportuesi i parënëEvropë. Ndërsa kompanitë me mbajtës shqiptarë në Itali janë rreth 26 mijë, dhe 6 mijë vetëm në Toskanë, që do të thotë që përqendrimi në Pistoia është nga më të rëndësishmet në territorin kombëtar italian.

Takimi i menduar si edicioni i parë, u organizua nga Komuna e Pistoiës, Confartigianati dhe firma Edilalbo për të vënë në dukje një takim-krahasim të ekonomisë dhe kulturës së biznesit për sa i përket komunitetit shqiptare. Të pranishëm në këtë iniciativë ishin përfaqësuesit të enteve lokale si kryetari i Pistoiës, Renzo Berti, këshilltarë Rajonalë dhe provincialë tëpunës, presidenti i Confartigiantit Pistoia si dhe bizneset shqiptare të kryesuara nga firma Edilalbo i Nikolin Gjeloshit këshilltar edhe ky i Confartigiantit.

Një nga firmat më të rëndësishme në Pistoia, kujtoi faktin që po mos të kishte qenë për punën e çmuar dhe të domosdoshme që kanë bërë shqiptarët këto 10 vitet e fundit, kompania e tij nuk do ishte më e madhja në Evropë, me një numër punëtoresh të rritur nga 20 në 1997 në më së 150 sot.

Në ndërhyrjet e autoriteteve u përmendën disa herë mundimet dhe rruga e gjatë që kanë bërë shqiptarët nga anijet në brigjet italiane deri në ndërtimin e firmave private me përmasa të vogla apo të mesme. “Prandaj është e drejtë që shqiptarëve t’u jepet vlerësimi që meritojnë jo vetëm për punë por edhe si persona” – tha presidenti i Confartigiantit. Gjithashtu kryetari i komunës kujtoi që çdo sektor lokal është aq i varur edhe nga firmat shqiptarë që i bën këto të fundit gjithmonë e më të rëndësishëme për ekonominë lokale.

Paulo Magnanensi, këshilltar i Provincës së Pistoiës vlerësoi personalisht punën dhe nivelin e lartë të integrimit që kanë arritur më se 10 mijë shqiptarët që jetojnë ne rrethin e Pistoiës. Ai duke falënderuar firmat për mundimet, arritjet dhe vlerën e shtuar që i kanë dhënë ekonomisë lokale, nuk ngurroi të kujtonte numrin shumë të vogël të firmave të drejtuara nga gratë (rreth 50 në mbi 1.000 firma) që dëshmon punën e gjatë për integrim akoma për t’u bërë.

Nga të gjithë pjesëmarrësit u përmend fakti që kriza që po mbijeton Italia duhet të mundet duke ndërtuar një bashkëpunim të plotë dhe të ndershëm mes interesave ekonomike dypalëshe, dhe ky i sipërmarrësve të Pistoiës është një shembull fillimtar. Evenimenti u përcoll me dorëzimin e çmimeve të 18 firmave shqiptare përfaqësuese për arritjet në punë dhe për integrimin kulturore dhe ekonomik.

Siç u përmend nga vetë pjesëmarrësit, arritja më e gjallë e nismave të tilla është që, jo vetëm të vihen në ballafaqim pala shqiptare me atë italiane, por edhe të rrëzohet ndrojtja që paraqesin shqiptarët në aktivitete të tilla për një pjesëmarrje të plotë në aktivitetet dhe në shoqërinë ku jetojnë. Dhe ky ishte vlerësimi më i vlefshëm që iu bë komunitetit shqiptarë në këtë rast. 

Afërdita Shani

Albanesi e Slavi. Dizionario dei termini

Zgjedhjet në Shqipëri. Propozimet e OSBE/ODIHR-it