in

Census. PDIU kërkon pezullimin e përpunimit të të dhënave për kombësinë

Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana i kërkon institucioneve përgjegjëse, INSTAT në veçanti, të shpallin të pezulluar procesin e përpunimit të të dhënave të regjistrimit për të ashtuquajturën “kombësi”. “PDIU përshëndet nxjerrjen e rezultateve paraprake të Censusit të popullsisë, shpallur nga INSTAT, por ndërkohë kërkon të konfirmojë qëndrimin e vet në lidhje me rezultatet e tij për të ashtuquajturat pakica etnokulturore në vendin tonë”.

Qëndrim i PDIU-së reflekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi kombësinë si element i identitetit civil të qytetarit. “Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese, konfirmon pozicionin tonë të mëparshëm, se ndryshimet në Ligjin për gjendjen civile ishin antikushtetuese. Ne u munduam të paktën ta modifikonim atë, që ligji të bënte sa më pak dëme, por gjithmonë kemi thënë se ai ishte antikushtetues. Ky vendim është historik për shkak të efekteve të mëdha që ai do të sjellë jo thjesht në kuadrin ligjor të lidhur me popullsinë, por dhe në procese të tilla si regjistrimi i popullsisë”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Me kufje e telekamera në provimin e patentës. Denoncohet

Përfaqësuesja e shqiptarëve, presidente e komisionit të të huajve në Padova