in

Shtëpiaket italiane, më të dëshpëruarat në Europë

Shtëpiaket italiane janë më të dëshpëruarat në Europë me një nivel pakënaqësie më të lartë se koleget franceze apo gjermane. Këtë thotë shoqata “Gra dhe Cilësi jete”, e cila zhvilloi një anketë me 4.000 grave europiane.

Niveli i pakënaqësisë së shtëpiakeve italiane ishte 76% në mars, me 2,5 pikë më shumë se një vit më parë, sipas një studimi që bën shkaktar për këtë rritjen e kostos së jetesës dhe një sërë masash të ashpra ekonomike qeveritare që prekin ndihmat për familjet.
Në aspektin e pakënaqësisë, italianet janë shumë përpara shtëpiakeve spanjolle, nga të cilat 63% janë të pakënaqura, të pasuara nga francezet (57%), britaniket (51%) dhe gjermanet (47%).

Arsyeja kryesore e shqetësimit të italianeve është kriza ekonomike dhe ulja e fuqisë blerëse për 46% të të intervistuarave. Por, arsye tjetër e madhe është mungesa e ndihmave sociale për familjet (24%), mungesa e çerdheve dhe kopshteve (23%) dhe e strukturave të përkujdesjes (21%) si dhe brishtësia e vendeve të punës shpesh të padeklaruara (11%).

Gratë janë aq të pakënaqura për fatin e tyre sa një në dy pohon se nëse do të kthehej pas në kohë nuk do të martohej dhe dy në tre nuk do të kishte fëmijë.
Në Itali, ku përqindja e lindshmërisë është 1,4 fëmijë për grua (nga më të ulëtat në Europë), vetëm një në dy gra (59% në BE) punon, edhe pse ato janë mesatarisht më të diplomuara se burrat.

Sipas anketës, shtëpiaket italiane ankohen edhe për faktin se bashkëshortët apo partnerët i lënë vetëm në përballimin e problemeve familjare. 95% e burrave nuk kanë zbrazur njëherë lavatriçen dhe 70% nuk ka përdorur njëherë furrën.

Në një situatë të tillë, nëse do të kishte mundësi, një në dy shtëpiake italiane ëndërron vetëm një gjë: të largohet nga Italia për të jetuar në Ishujt Maldive, Havai dhe Mauricius (në 38% të rasteve) dhe një pjesë e madhe do të zgjidhnin një vend skandinav (14% Danimarkën, 9% Suedinë, 8% Norvegji).

Daniela Meçaj. Nga fotografia te vera

Taksë mbi lejeqëndrimet? Tani përpikëri dhe votë imigrantëve