in

Arrestohet në Macerata Enver Hajdari. Shpërndante 30 kg drogë në javë

Bënte pjesë në një organizatë kriminale që, sipas hetuesve të Guardia di Finanza, shpërndante çdo javë në Marche 25 kg heroinë dhe 5 kg kokainë

Romë, 9 shkurt 2012 – është kapur në Macerata Enver Hajdari, 32 vjeç, i kërkuar nga drejtësia sepse akuzohet të jtë anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas akuzës, organizata trafikonte çdo javë mesatarisht 25 kg heroinë dhe 5 kg kokainë që silleshin kryesisht nga Shqipëria dhe Holanda.

Enver Hajdari ishte një nga destinatarët e urdhrave të arrestit të lëshuar në nëntor të vitit 2011 ndaj 20 personave.

Në momentin e arrestimit Hajdari është përpjekur të mohojë identitetin e tij duke treguar një pasaportë me tjetër emër, por policia financiare e ndiqte prej dy muajsh dhe nuk është mashtruar nga dokumenti i rremë.

Hajdari konsiderohet  Guardia di Finanza si një nga krerët e trafikut të drogës në zonë. Bashkë me vëllanë Leonardin, i arrestuar në nëntor, kontrollonin trafikun lokal.  Një tjetër pjesëtar i familjes së tij dhe një person i katërt, gjithnjë shqiptar, që siguronin furnizimin me drogë të krahinës Marche, duke e sjellë nga veriu i Italisë, Shqipëria e Holanda, janë ende në kërkim.

Eurostat. Rreth një e katërta e europianëve rrezikojnë varfërinë

Kosova e dimrit të madh