in

Porti i Durrësit së shpejti me terminal të ri udhëtarësh

Nga fundi i majit porti i Durrësit do të ketë gati terminalin e ri të udhëtarëve

Punimet në terminalin e ri në portin e Durrësit
Burime zyrtare nga drejtoria e Autoritetit portual, bëjnë të ditur se puna e kompanisë  ndërtuese  tashmë është përqëndruar në pjesën lindore të sheshit me një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 43 mijë metra katrorë.

Godina e terminalit të udhëtarëve me një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrore ka përfunduar thuajse tërësisht. Në godinën me konstruksione metalike do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre qendrat e kontrollit doganor dhe të policisë së kufirit, ndërsa janë parashikuar edhe mjedise shlodhjeje dhe pritjeje për udhëtarët.

Ndërkaq  një urë e mbyllur metalike me gjatësi 200 metra do të jetë në dispozicion të udhëtarëve që lëvizin në këmbë nga godina e terminalit në sheshin “26 nëntori” pranë stacionit hekurudhor të Durrësit. Ura që është montuar në një lartësi rreth 12 metra mbi tokë ka një gjërësi dhe lartësi prej 3.7 metra. Pjesa perëndimore e terminalit të ri ka përfunduar në gusht të vitit 2010 dhe po i shërben gjërësisht qarkullimit të autoveturave dhe kamionëve drejt kalatës ku ankorohen tragetet e linjave. Punimet në terminalin e trageteve u ndërprenë për disa muaj në vitin 2011, pas problemeve financiare të firmës sllovene që mori përsipër ndërtimin e tij tre vjet më parë me investimin e BERZH prej 15,4 milion euro. Gjatë vitit 2011 me tragetet e linjave udhëtuan afro 850 mijë udhëtarë.

Kosovë. Orteku shkakton 2 viktima dhe shkatërron 6 shtëpi

Shkojnë në nëntë viktimat e ortekut në Restelicë të Kosovës