in

Kafshon karabinierin që t’i shpëtojë kontrollit

Arrest shtëpie për 37-vjeçaren Evis Hyska

Romë, 25 shkurt 2012 – Karabinierët e Tavianos në provincën e Lecces kanë arrestuar paraditen e 24 shkurtit 37-vjeçaren Evis Hyska për dhunë, rezistencë dhe lëndime të zyrtarit të shtetit.

Me urdhër të Prokurorisë së Lecces (lidhur me hetime për të cilat nuk jepen detaje), karabinierët e policia lokale kanë shkuar të kontrollojnë vendbanimin e  gruas. Kjo u është këndërvënë, për të mos i lënë të kryenin kontrollin duke i kafshuar njërit prej tyre një gisht të dorës. Për këtë akt i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë.

Orial Kolaj kampioni i ri italian i peshave gjysmë të rënda në boks

Vëllezërit Dyrmishi që studiojnë në Bolonjë e bashkëpunojnë me Apple