Ka premtuar se do të përgjysmojë ardhjet vjetore nëse do të zgjidhet sërish president
Paris, 7 mars 2012 – Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka pohuar mbrëmë në një debat të drejtpërdrejtë në televizionin France 2 se në Francë ka tepër të huaj aq sa sistemi për integrimin nuk funksionon mirë.
Sarkozy premtoi se në rast se do të rizgjidhet do të punojë që në pesë vjetët e ardhshëm thuajse të përgjysmojë numrin e përvitshëm të imigrantëve që hyjnë në Francë, nga 180 mijë që është sot në 100 mijë. “Përndryshe sistemi francez i integrimit do të rrezikonte paralizimin. Nuk mund t’u gjejmë më punë, shkollë e shtëpi” është shprehur kreu i Elizeut.
Presidenti premtoi gjithashtu edhe shtrëngime për rezidencën dhe shtetësinë, duke parashikuar teste të njohjes së gjuhës të historisë dhe të vlerave të Republikës për të huajt që dëshirojnë të jetojnë në Francë.
Sarkozy ka folur edhe për shtrëngime lidhur me shërbimet e ndihmat sociale për të huajt e rregullt: do të mund të përfitojnë kontributet e solidaritetit vetëm ata që jetojnë në Francë prej të paktën 10 vjetëve dhe që kanë punuar të paktën 5 vjet.
Nicolas Sarkozy është bir i një emigranti hungarez dhe e një çifuteje greko-franceze.