in

Projekti i studios austriake fitues i kompleksit të Kuvendit të Shqipërisë

Projekti i studios austriake Coophimelbau u shpall fitues nga Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Komiteti respekton kështu edhe përzgjedhjen e bërë nga juria ndërkombëtare.

Tiranë, 13 mars 2012 – Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar ka zgjedhur sot projektin e studios austriake Coophimelbau për selinë e re të Kuvendit të Shqipërisë

Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, që do të ndërtohet aty ku është sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e njohur si Piramida, u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë) 14 studio. Kohë më parë, një juri ndërkombëtare përzgjodhi 3 projektet fituese. Sot Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar shpalli fitues projektin e studios arkitekturore austriake, e njëjta që ishte renditur e para edhe nga juria.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli theksoi sot gjatë mbledhjes së Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar se “Parlamenti i ri do të jetë një monument i demokracisë. Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë”.

Sipas Kryeministrit Berisha, i pranishëm edhe ky në mbledhjen e Komitetit Shtetëror, “projektet e paraqitura japin zgjidhje të ndryshme, kërkesa vërtet funksionale, mjedisore të kompleksit parlamentar. Ato variojnë në çmime nga 49 në rreth 100 milionë euro. Mundësia e përzgjedhjes ka qenë shumë e madhe, por një juri vlerësuese ndërkombëtare mori një vendim, në mënyrën më të paanshme, më objektive më të pandikuar, më profesionale.

“Kjo juri përzgjodhi për të parën veprën e studios dhe arkitektit të njohur austriak Prix, studio me ndërtimet ndër më mbresëlënëset për kohën  e sotme. Arkitektët e kësaj studioje kanë paraqitur këtu një projekt të shkrirë në mënyrën më harmonioze si të sotmen edhe të së ardhmes. Ajo çka ka të veçantë Briks është orientimi drejt të ardhmes”, tha Berisha “arkitekt”.

 

Çështja gjyqësore e Gërdecit shkon në apel

Në Milano takim me pagesë jo vetëm për të aplikuar por edhe për ta tërhequr pasaportën