in

Skuadra e Ternit ndihmë për Melisën

Nisma e presidentit të klubit të futbollit të Ternit, Zadotti, për të ndihmuar financiarisht 14-vjeçaren shqiptare Melisa që të operohet në zemër

Romë,16 prill 2012 – Klubi i futbollit të Ternit do t’i dhurojë Karitasit një pjesë të parave nga biletat e shitura për ndeshjen Ternana-Reggiana që ishte parashikuar për javën e shkuar por që për shkak të vdekjes në fushë të futbollistit Morosini u shty për më 25 prill. Më saktësisht, presidenti i shoqërisë Zadotti ka vendosur që për çdo biletë të shitur të japë 0,50 euro Karitasit që t-i përdorë në favor të Melisës, vajzë 14 vjeçe shqiptare me një keqformim në zemër.

“Melisa ka një kardiopati të rëndë të lindur dhe do të mund të operohet në spitalin “Sant-Orsola” të Bolonjës vetëm pasi të bëjë një vit terapi me ilaçin Sidenafil, kostoja e të cilit është 4.800 euro në vit” – shpjegon në një komunikatë klubi i futbollit. Ndaj Ternana u bën thirrje të gjithë tifozëve e saj, “gjithnjë të ndjeshëm ndaj këtyre nismave”, të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e për të ndihmuar kështu Melisën.

“Melisa ka nevojë për të gjithë ne” e mbyll thirrjen që u bën tifozëve shoqëria.

Firence. Ther të shoqen në shtëpi, në prani të fëmijëve. Arrestohet

Rimini. Kur droga shndërrohet në biznes familjar