in

Ja si vriten qentë në Durrës

Në ekzekutimin e tyre merr pjesë edhe policia e punonjës të Bashkisë. Shoqata për të drejtat e kafshëve në Shqipëri publikon një video

Romë, 25 prill 2012 – Shoqata për të drejtat e kafshëve në Shqipëri, ARA (Animal Rights in Albania), ka dhënë alarmin e vrasjes së qenve endacakë në qytetin e Durrësit me mbështetjen e autoriteteve lokale.

Ara ka realizuar e publikuar në Youtube një video ku shihet mes të tjerash një person që tërheq zvarrë një qen të sapo vrarë.

Përmes një njoftimi për shtyp ARA jep detaje të asaj ç’ka filmuar: “Natën mes 23 dhe 24 prillit 2012, nga ora 22:00 deri më 01:00, si pasojë e shumë sinjalizimeve nga qytetarë të Durrësit që dëshmojnë të kenë parë qen endacakë të vriten, ARA vendosi të hulumtonte mbi këto veprimtari duke bërë filmime dhe foto të cilat shërbejnë si dëshmi reale e këtyre sinjalizimeve. Në këto filmime paraqiten gjuetarë, policë dhe punonjës të Bashkisë (një masakër që zgjat tashmë prej 5 ditësh dhe është e mirë organizuar). ARA në bazë të disa dëshmive të tjera ka zbuluar edhe vendin ku më pas groposen qentë e vrarë”- thuhet në deklaratën e ARA-s.

“Do të doja që të gjithë të kuptonin se sa e rëndë është situata në Shqipëri dhe se sa nevojë për ndihmë kemi ne që përpiqemi çdo ditë të jetës sonë t’u pakësojmë dhimbjet disave prej tyre, por jo të gjithëve. – thotë drejtoresha ekzekutive e ARA-s,Pezana Rexha, që u kërkon Organizatave botërore të mbrojtjes së kafshëve – Ju lutem mos i lini në harresë këto lajme të tmerrshme, na mbështesni në këtë luftë dhe na ndihmoni konkretisht me mbështetjen tuaj. Vetëm nëse vini këtu mund të kuptoni realisht se çfarë vuajtjeje dhe indiferentizmi pësojnë kafshët e këtij vendi”.

“‘Progresi i një vendi varet nga mënyra se si populli i trajton kafshët’ (thoshte Gandhi). Shihini kafshët në Shqipëri dhe do kuptoni gjithçka” – përfundon deklarata e ARA-s.

Amnesty International: “Myslimanët e Europës diskriminohen”

Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë