Natën e Vitit të Ri 2011, në Massarosa të provincës së Luccas, vrau të shoqen, 30 vjeç, fshehu kufomën dhe denoncoi zhdukjen e sj
Romë, 9 maj 2012 – Pas thuajse një viti e gjysmë nga ngjarja, gjykata e Luccas e ka dënuar 37-vjeçarin Francesco Quinci me 18 vjet e 8 muaj burg për vrasjen e vullnetshme të të shoqes, Raimonda Zefi, 30 vjeç, dhe për fshehjen e trupit të saj. Ai duhet të paguajë gjithashtu edhe 320 mijë euro dëmshpërblim dy fëmijëve të vegjël që kishte çifti e që jetojnë me prindërit e Rajmondës.
Vrasja
Ditët e para të vitit 2011, në Massarosa të provincës së Luccas, Francesco Quinci, 36 vjeç, deklaroi pranë forcave të rendit “zhdukjen” e të shoqes, Raimonda Zefi, 30 vjeç, me të cilën kishte dy fëmijë të vegjël. E vërteta mbi zhdukjen e gruas doli në shesh më 8 janar 2011: Rajmonda ishte vrarë nga i shoqi, Quinci, që rrëfeu vetë të vërtetën e tmerrshme nën presionin e pyetjeve të hetuesve. Ai deklaroi se ajo kishte rënë nga shkallët duke përplasur kokën gjatë një sherri në shtëpi dhe se trupin e saj e kishte fshehur në një pyll në lokalitetin Colle dello Scopeti, në Stazzema. Trupi i Rajmondës u gjet i mbështjellë me një batanije vërtet në atë vend, pak kohë pas rrëfimit të vrasësit.
Lexo edhe:
Kronika e një vrasjeje në familje