in

Eurovision. Nishliu në vend të pestë falë televotës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Rona Nishliu është vlerësuar me më shumë pikë nga Italia (12 pikë), San Marino (12 pikë), Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Belgjika (10 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnje-Hercegovina (6 pikë), por edhe nga Finlanda (6 pikë) e Turqia (5 pikë)

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu është pozicionuar e pesta me 146 pikë, mes këngëtarëve nga 26 shtete që konkurruan në natën finale në Eurovizion, duke i dhënë kështu mundësinë Shqipërisë të shkojë direkt në finale vitin që vjen. 

Nishliu u ngjit e treta në  skenën Crystal Hall në Baku të Azerbajxhanit duke interpretuar me zërin e saj të fuqishëm këngën “Suus” në finalen të Eurovizionit, mbrëmjen e djeshme. Ajo është përfaqësuesja e parë e Shqipërisë që e ka pozicionuar vendin kaq lart në klasifikim, pas këngëtares Anjeza Shahini. 

146 pikët e mbledhura nga Nishliu janë rezultat i televotës së emigrantëve pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që Italia, për shembull, i dha këngës Suus të kënduar nga Rona Nishliu maksimumin e pikëve. Shqipëria mori shumë pikë edhe nga vende të tjera ku shqiptarët nga të gjitha trevat janë komunitete të mëdha. është vlerësuar me më shumë pikë nga San Marino që i ka dhënë këngëtares Nishliu 12 pikë, Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Italia (12 pikë), Belgjika (10 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnje-Hercegovina (6 pikë), por edhe nga Finlanda (6 pikë) e Turqia (5 pikë).

Rona Nishliu ka interpretuar e vetme në skenë baladën e saj, të shkruar nga vetë ajo dhe të kompozuar nga Florian Boshnjaku, pa nevojën e një zëri të dytë.

Kënga është regjistruar në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork. Rona Nishliu interpretoi e para në natën e parë të Eurovizionit dhe është përzgjedhur më pas për në finale së bashku me shtete si, Turqia, Rusia, Suedia, Hungaria, Gjermania, Franca, San Marino, Greqi, Italia, Spanja, Maqedinia, Serbia, etj.

Rona Nishliu interpretoi e para në natën e parë të Eurovizionit dhe është përzgjedhur më pas për në finale së bashku me shtete si, Turqia, Rusia, Suedia, Hungaria, Gjermania, Franca, San Marino, Greqi, Italia, Spanja, Maqedinia, Serbia, etj.

Këngëtarja Rona Nishliu  është përzgjedhur për në Eurovizion nga edicioni i 50-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizion, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë për herë të nëntë  në festivalin më të madh të këngës europiane pas këngëtarëve si: Juliana Pasha, Luiz Ejlli, Ledina Çelo, Kejsi Tola, Frederik Ndoci, Anjeza Shahini, Aurela Gaçe, etj.

Ky ishte edicioni i 57-të i Eurovizionit që u mbajt në datat  22 deri 26 maj në Azerbajxhan. Festivalin e fitoi Suedia me këngën tekno-pop ”Euforia” nën interpretimin e Loreen. Grupi “Buranovskije Babushki” i gjashtë gjysheve ruse fitoi vendin e dytë. Më pas u renditën Serbia, Azerbajxhani dhe Shqipëria, që fitojnë hyrjen e drejtpërdrejtë në finalen e vitit të ardhshëm, që sipas rregullit të këtij festivali do të zhvillohet në Suedi, vendi fitues i këtij viti.

Eurovision. Shqipëria në vend të pestë falë votave të emigrantëve

Vlorë. Bllokohet skafi me 95 kg drogë e arrestohen katër vetë