in

Ancona. Tre të arrestuar e rreth 170 kg marijuanë e sekuestruar

Në Portin e Anconës forcat e Guardia di Finanza kanë kapur ditën e hënë sasi të mëdha marijuhanë.

Gjatë kontrollit të një kamioni të sapozbritur nga një traget që vinte nga Greqia, u zbuluan 156 kilogramë drogë të fshehura në brendësi të dy blloqesh mermeri me përmasa shumë të mëdha. Janë arrestuar dy shoferët shqiptarë të automjetit, A.L. 51 vjeç dhe S.I. 45.

Më pas karabinierët ndaluan një automjet të drejtuar nga shtetas shqiptar me iniciale S.S, 46 vjeç. Falë reagimit të një qeni të repartit antidrogë u zbulua një bombol gazi e boshatisur që brenda kishte 13 kilogramë marijuhanë.

Tre shtetasit shqiptarë ndodhen të mbyllur në burgun Montacuto, të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjithsej sasia e kapur arrin një vlerë prej rreth një milionë eurosh në treg dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes. Ata bëjnë të ditur se paketimi dhe transportimi i drogës është kryer nga profesionistë.

Zyra për shtetësinë në Romë ndërron adresë

Shqipëria do të japë 50 mijë euro ndihmë Italisë për tërmetin në Emilia