in

TEG: “Ejani në kostum banje e ju veshim falas”

Ka sukses edhe në qendrën tregtare ‘Tirana East Gate’ iniciativa e njohur në botë për promovimin e shitjeve të tipit “ejani të zhveshur, ju veshim falas”

Ç’nuk bëhet për të nxitur shitjet nga njëra anë e për të pasur dy plaçka më shumë nga ana tjetër. Edhe në Tiranë, në qendrën më të madhe tregtare në vend, TEG, mbërrin një nga nismat e njohura në qytete të ndryshme të perëndimit: premtimi i dhënies falas të veshjeve, mallrave, një numri të caktuar klientësh, me kusht  që të përmbushin një kusht të parapërcaktuar. “Hyni me rroba banje e dilni të veshur falas” thoshte manifesti i Të shtunës ekstreme të organizuar më 16 qershor nga TEG që mblodhi në qendrën tregtare qindra të rinj.

50 të parët përfituan veshje falas të markave Mango, Calliope, Springfield, Terranova. Ndërsa gjithë të tjerët, me siguri diçka e kanë blerë.

Drejtues të marketingut të qendrës tregtare TEG kanë shpjeguar për mediat  se nisma “është frymëzuar nga një formulë e guximshme dhe e suksesshme e zhvilluar nga marka të njohura, kryesisht për të reklamuar  uljet stinore në qytete të ndryshme si Neë York, Barcelonë, Madrid, Amsterdam. ‘E shtuna Ekstreme’ synon nxitjen e blerjeve përmes argëtimit dhe origjinalitetit”.

Arta Ngucaj e Arben Beqiraj në Panorama4

Turqia mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve për pushime