in

Aksident rrugor në Lissone. Vdes 25-vjeçari Lushkaj

Erjon Lushkaj teksa ngiste motorin është përplasur me një Volswagen të ngarë nga një 63 vjeçar. Për shkak të përplasjes së fortë, djali ka rënë nga motori e ka vdekur në vend

Romë, 7 korrik 2012 – Një aksident rrugor që ka ngjarë dje rreth mesdite në rrugën Matteotti të Lissones, Monza, i ka marrë jetën një 25 vjeçari shqiptar. Viktima është 25 vjeçari Erjon Lushkaj, rezident në Lissone. Për shkaqe ende të paqarta, Lushkaj që i jepte një motori Suzuki, është përplasur me një veturë Volswagen të drejtuar nga një 63-vjeçar rezident në provincën e Vareses.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa djali ka rënë e ka vdekur në vend. nuk është shumë e qartë nëse ka përplasur kokën në asfalt apo në makinën me të cilën u përplas, por një gjë është e sigurt: kaskoja që kishte vënë në mënyrë të rregullt nuk i mjaftoi për t’i shpëtuar jetën.

Prokuroria e Monzës ka hapur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

 

Drogë nga Italia në Shqipëri. Paulin Brishtaj me 270 gr. kanabis ndalohet sapo kish zbritur nga trageti

Kombëtarja olimpike shqiptare nis zyrtarisht rrugën drejt Lojërave “Londër 2012”