in

Tërmet i lehtë në Romë. Në rrjetet sociale, ironi me kryebashkiakun

Një tërmet i lehtë është ndier sot rreth orës 17.15 në kryeqytet, që nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Në rrjetet sociale Facebook e Twitter, menjëherë bëhet ironi me Alemannon, të cilit shpeshherë i kujtohet keqadministrimi i emergjencës me dëborën në shkurt: “Gati me kripën”

Romë, 9 korrik 2012 – Një tronditje e lehtë tërmeti është ndier sot në Romë rreth orës 17.15. Sipas institutit sismologjik tronditja ishte me magnitudë 3,5 gradë tëshkallës Richter e me epiqendër në afërsi të kodrave Albani. Komunat më të afërta me epiqendrën janë Montecompatri, Colonna, Monte Porzio Catone e Frascati të provincës së Romës por tërmeti është ndier edhe në kryeqytet veçanërisht në EUR e Casilina ku njerëzit kanë dalë në rrugë.

Nga verifikimet e para të mbrojtjes civile nuk ka të lënduar e as dëme materiale, edhe pse në dhjetë minutat që pasuan tronditjen në numrin 115 të emrgjencave kanë mbërritur rreth 100 telefonata.

Menjëherë jehona e tërmetit është përhapur në rrjetet sociale Twitter e Facebook, fillimisht për të treguar përvojën personale. “E ndjeva në zonën lindore të Romës”, “U tund i gjithë Trastevere”, më të alarmuarit, ndërsa për të tjerë “Ishte vetëm një tronditje e lehtë”. 

Aq e lehtë tronditja sa të gjithë kanë nisur të bëjnë ironi me kryebashkiakun e Romës, Gianni Alemannon, të cilit vazhdojnë t’i kujtojnë administrimin e keq të emergjencës në shkurt, kur për një pëllëmbë  dëborë mbylli shkollat e zyrat publike për disa ditë. E kështu, prej dy orësh në internet lexon mesazhe të tipit: “Tërmet në Romë. Alemanno: “Mbrojtja civile kishte folur vetëm për 3,3 mm tërmet” apo “Gati me kripën”, “Asnjë të mos lëvizë pa zinxhirë në makinë”.

 

Ministri Terzi: “Italia mbështet në çdo mënyrë integrimin e Shqipërisë BE”

Miss Italia Regjistrimet deri më 24 korrik për më të bukurën mes të huajave