in

Bujar Nishani për AFP-në: “Do do të jem i pavarur nga çdo forcë politike”

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, në prag të betimit si presidenti i ri i Shqipërisë.
“Sistemi i drejtësisë do të jetë prioriteti im. Kam vendosur të angazhohem plotësisht në favor të reformave në sistemin e drejtësisë, që mbetet një faktor kyç për integrimin e Shqipërisë në BE,” thotë Nishani, për të cilin AFP vë në dukje se ka qenë ministër i Brendshëm e i Drejtësisë deri pak kohë më parë.
AFP ngre shqetësimin se Berisha po forcon pozitat e tij në sistemin e drejtësisë dhe shërbimet sekrete përmes Bujar Nishanit, por ky i fundit bën një zotim për agjencinë: “Do të jem plotësisht i pavarur nga çdo forcë politike”.

Intervista e plotë e Nishanit dhënë AFP-së:

Hyrja e Shqipërisë në BE, prioritet për presidentin e ri

Presidenti i ri i Shqipërisë Bujar Nishani, që pritet të bëjë betimin të martën, do të angazhohet për kryerjen e reformave të bllokuara dhe zgjidhjen e krizës politike që kërcënon integrimin në BE të vendit.
“Sistemi i drejtësisë do të jetë përparësia ime. Unë kam vendosur që të angazhohen plotësisht në favor të reformës së sistemit juridik që mbetet një faktor kyç në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thotë Nishani për AFP në një intervistë pak orë përpara marrjes së postit të Presidentit.

Shpeshherë Brukseli ka nxjerrë në dukje të “metat” e sistemit gjyqësor shqiptar në drejtim të “pavarësisë, transparencës dhe efikasitetit”. Sondazhet tregojnë se shumica e shqiptarëve e konsiderojnë sistemin e drejtësisë si një nga sektorët më të korruptuar në shoqëri.

“Ka shumë akuza për korrupsionit, disa gjyqtarë dhe prokurorë janë akuzuar për mungesë të integritetit profesional dhe moral”, thotë Nishani, ish ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, për AFP.

Ndërsa Shqipëria, me popullsi 2,8 milion, është një demokraci parlamentare me pushtetin institucional të përqendruar te kryeministri, Presidenti është kreu i sistemit gjyqësor dhe komandant i forcave të armatosura. Ai përcakton gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe kreun i shërbimeve sekrete, mbi bazën e emërimit të kryeministrit. “Presidenti mund të kontribuojë drejtpërdrejt (për reformën në drejtësi) duke siguruar opinionin publik dhe partnerët ndërkombëtarë që ne mund të arrijnë standardet e kërkuara”, thotë Nishani, i cili u zgjodh në qershor për postin me një shumicë të thjeshtë në Parlamenti, i mbështetur nga koalicioni qeverisës i djathtë.

Socialistët në opozitë bojkotuan votimin dhe akuzuan Kryeministrin Sali Berisha se po përpiqet të forcojë kontrollin e tij mbi sistemin juridik dhe mbi shërbimet sekrete përmes zgjedhjes si President të Nishanit. Por ish-ministri i drejtësisë, i cili la partinë e Berishës sapo u zgjodh president, do të zotohet të martën se ai do të jetë një kryetar i paanshëm i shtetit. “Unë do të jem plotësisht i pavarur nga çdo ndikim i çfarëdo force politike”, këmbënguli ai.

Shqipëria është zhytur në një krizë politike prej tre vjetësh, që kur socialistët akuzuan demokratët e Berishës për mashtrim në zgjedhjet legjislative të qershorit 2009.

“Bashkëpunimi me shumicën (në pushtet) dhe opozitën është shumë i rëndësishëm për mua”, premton Nishani. “Pavarësisht nga ndarjet aktuale, hyrja shqiptar në BE që mbështetet nga 90% e shqiptarëve, duhet të bashkojë forcat politike”. Ndaj paralajmëron se integrimi në BE do të jetë “proces që do të na detyrojë të gjithë të punojmë fort për ta merituar”.

Tirana ka aplikuar për statusin kandidat në BE, që tashmë është hedhur poshtë dy herë nga Brukseli, i cili theksoi se kriza politike në vazhdim po pengon reformat shumë të nevojshme.

“Unë jam optimist se Shqipëria do të ketë sukses në marrjen e statusit të kandidatit këtë vjeshtë”, thotë Nishani për AFP.

Javën e kaluar parlamenti shqiptar ndërmori një hap të parë të vogël në drejtimin e duhur, kur pas presionit nga Brukseli, koalicioni qeverisës dhe opozita kanë votuar së bashku një ligj të ri zgjedhor, falë të cilit komuniteti ndërkombëtar shpreson që t’u jepet fund kontestimeve të rezultateve që kanë shoqëruar të gjitha zgjedhjet shqiptare që nga rënia e komunizmit në vitet 1990.

Lexo në origjinal: Albania’s EU entry is a priority for new president

Terni. Arrestohet një 50 vjeçar për keqtrajtim të gruas

Nishani president